Driton Tali ironizon situatën politike: “Vetëm në Ballkan ndodh që lideri i largon dhe i kthen njerëzit heroikisht”
Analisti Driton Tali ka reaguar me ironi ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, duke thënë se vetëm në Ballkan mund të ndodhë që një lider t’i largojë njerëzit nga institucionet “në mënyrë heroike” dhe t’i rikthejë po ashtu “heroikisht”.
Tali shton se dy vitet e humbura nga ky proces nuk po i llogarit askush, duke e përmbyllur me shprehjen “t’rrova m’rrove brisku i berberit”. Ai gjithashtu ironizoi deklaratat për “përforcimin e Listës Serbe”, duke pyetur se cilën komunë me shumicë serbe nuk e kishte fituar ajo edhe më parë.
Postimi i plotë:
“Balkanska krčma”
Veç në Ballkan bon vaki lideri m’i nxjerr njerzit prej institucioneve në mënyrë “heroike” dhe në mënyrë “heroike” m’i kthy mbrapa aty ku ishin.
A që ju humbi 2 vite e sa, ato kërkujt kurgjo – t’rrova m’rrove brisku i berberit.
Ani kur po thonë do “Lista srpska u përforcu, i fitoj të gjitha komunat!”.
E cilën komunë me shumicë serbe o t’bekumë nuk e pati kur Vuçiçi i urdhnoj që t’i braktisi ato?!