OPINIONTË FUNDIT

Dedë Preqi: FSK është e tërë Kosova cep më cep

Kush thotë se FSK-ja, e gaboi rrugën që hyri në veri të vendit duke lëvizur nëpër teritorin e vet, kjo do të ishte absurde, kur një Ushtri e një shteti të pavarur dhe sovran, ka të drejtën e vet kushtetuese, jo vetëm të lëviz, por t’a sigurojë dhe mbrojë cep në cep teritorin e vendit të vet.

FSK-ja, nuk hyri gabim në veri të vendit me 16 tetor të këtij viti, për të cilën po bëhët shumë zhurmë e pa nevojshme, kjo Forcë e Sigurisë e Ushtrisë së Kosovës, është përgjigja më adekuate ndaj armikut, për ta ditur se ky vend e ka forcën e vet të sigurisë për mbrojtjen e sovranitetit të vet.

Do të ishte gabim dhe jo logjike, se Ushtria e Kosovë, apo FSK-ja, si forca themelore e shtetit të Kosovës, të mos ketë të drejtë, apo ti ndalohet kalimi dhe lëvizja nëpër teritorin e vet në veri të vendit, përshkak të një marrëveshje jo legjitime, që e kishte nënshkruar ish-kryeministri Hashim Thaçi me KFOR-in, në vitin 2013.

Edhe Kushtetuta e Kosovës, e obligon FSK-në, që të veproi në rast se preket teritori apo sovraniteti i vendit, dhe në Kushtetutë nuk shkruhej se këtu bëhët fjalë vetëm për një shfaqje të skajshme që quhet veriu i Kosovës, kjo forcë nuk ka të drejtë të lëviz, por lëvizja e saj është e pa kufizuar në tërë teritorin e vendit të vet.

Dhe kjo marrëveshje e cila qenka nënshkruar me KFOR-in, apo NATO-n, nuk e specifikon se një marrëveshje e tillë të arrihet edhe me Serbinë, për të lëvizë FSK-ja, me lejen e saj nëpër teritorin e vet, çka nuk i përketë kësaj, as të flas sot për këtë çështje dhe cilat janë të drejtat e FSK-së.

Koha do të doshmojë se FSK-ja, do ta realizojë me ndershmëri funksionin dhe veprimet e veta kudo në Kosovë, si Forcë mbrojtëse e teritorit dhe sovranitetit të vet si çdo Ushtri normale dhe demokratike, me ritmet dhe imazhet e saj për të arritur seriozitetin e një Ushtrie dhe Force mbrojtëse në Kosovë, e cila falë edhe vendeve mike në krye me SHBA-të, FSK, ka arritë të paiset me një armatim të nevojshëm dhe të modernizuar.

Për sa i përketë zhurmave të ndryshme shqipfolëse dhe mediumeve serbe, për çështjen e kësaj Force, apo mohimin e saj në shtetin e pavarur të Kosovës, nuk ka se çka bëhët fjalë, por në rrafshin e vërtetë dhe të pavarur, asnjë shtet në botë nuk mund të ekzistojë dhe të mbijetojë pa ushtri dhe forcën e vet mbrojtëse.

Sot FSK-ja, si forcë mbrojtëse e këtij vendi po zhvillohet dhe po forcohet çdo ditë e më shumë, duke synuar që sa më shpejtë të bëhët një ditë anëtare e denjë e NATO-s, si një element parësor përtej të cilit nuk mund të konceptohet ndryshe mbrojtja e këtij shteti nga kthetrat e Serbisë.

Ata që po e shantazhojnë rrolin e FSK- dhe të drejtat e saj të lëvizjes nëpër teritorin e vet, nuk janë vetëm zyrtarë të pushtetit të Serbisë, por për fat të keq edhe analista e shqipfolësa të partive politike të vendit tonë me të njëjtin zë sikur e kërkon edhe propaganda e Serbisë, të cilët nuk e kanë brengën e popullit dhe shtetit, por vetëm të pushtetit, të cilin ua ka “grabitur” Albin Kurti.

FSK-ja, nuk mundet të quhet “provokuese” me lëvizjen e saj nëpër teritorin e vet kudo edhe në veri dhe në gjithë Kosovën, sikur po e quajnë disa pushtetar serb dhe disa broqkulla të mediumeve serbe, të cilën po e plotësojnë disa analista “çkulana” të vendit tonë, si Batoni, Berati, Lirimi, Kajtazi dhe shumë të tjerë, të këtij soji të çoroditur, që kanë për synim diçka tjetër, dhe nga një këndvështrim i veçantë, kur njeriu e humb pasurinë e krijimtarisë vetjake, në vend të kësaj ai shpik aparatura të tjera, për të gjetur rrugë njëkaheshe, sepse nuk i ka mbetë asgjë tjetër të mbijetojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *