OPINIONTË FUNDIT

Reagim i ashpër i Saim Tahirajt pas protestës: Kthim në vendin e krimit – drejtësia nuk mund të jetë selektive

Veprimtari Saim Tahiraj ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas protestës në Tiranë kundër Gjykatës Speciale.

Në një postim në Facebook, ai e quajti protestën “kthim në vendin e krimit”, duke kujtuar se aty filloi “vrasja e lirisë ndërshqiptare” me vrasjen e ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi.

Tahiraj kritikoi protestuesit që kërkojnë drejtësi selektive, duke pyetur pse nuk kërkohet drejtësi edhe për Ahmet Krasniqin, Ali Ukën, Sadri Ramçajn e Ilir Konushefcin.

Ai theksoi se “peshorja e drejtësisë tek shqiptarët është në duart e të fortëve, jo të gjykatave”, ndërsa shtoi se bota po e vështron me habi këtë “çmenduri kundër vendosjes së drejtësisë në Hagë”.

Regimi i plotë në Fecabook:

Kthim në vendin e krimit, aty ku filloj vrasja e Lirisë ndërshqiptare, në kryeqytetin e Shqiptarisë, në Tiranën tonë të dashur! Filloj me vrasjen e Ministrit të Mrojtjes së Republikëssë Kosovës kolonel Ahmet Krasniqi dhe kush e di ku përfundoj?! U protestua me moton drejtësi dhe liri dhe për „ÇLIRIMTARËT“ e në fakt u protestua kundër drejtësisë. Si nuk ju shkoj ndërmend këtyre që kërkojn drejtësi të protestohet duke kërkuar drejtësi për Ministrin Ahmet Krasniqi,për Ali Ukën, për Sadri Ramçaj, për Ilir Konushefcin e shumë të tjerë? Ata u vranë mu aty ku ju protestuat sot dhe gjetiu, për të vazhduar më tutje? Nuk ka drejtësi selektive, ajo duhet të jetë e njejtë për të gjithë, por te shqiptarët peshorja e drejtësisë është në duart e të fortit e jo te gjykatat. Bota po na shiqon e befasuar dhe po pyet, cila është diagnoza e saktë e shqiptarëve? Çfarë është kjo çmenduri kundër Gjykatës Speciale në Hagë? Kujt po i pengon vendosja e drejtësisë aq shumë e pritur nga familjarët e viktimave? Vallë a mos priten edhe arrestime të reja dhe e kan hallin e tyre e jo të atyre që janë në Hagë?!! Një dreq i madhë është në këtë mes, hajr Zoti e bëftë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *