POLITIKATË FUNDIT

“Prisni dhe shikoni…” – Mesazhi i fortë i avokatit shqiptar që ‘trondit’ Beogradin!

Në një reagim të fortë avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka risjellë në vëmendje rrezikun që i kanoset një shoqërie kur humbet ndjenjën e përgjegjësisë ndaj interesit kombëtar.

Përmes një analize që përfshin periudha të gjata historike, ai thekson rëndësinë e udhëheqjes me vizion kombëtar dhe paralajmëron për pasojat e “heshtjes historike”, transmeton “Bota sot”.

Duke u ndalur tek rezistenca e shqiptarëve ndër shekuj dhe zhvillimet aktuale, Ngjela nënvizon besimin e tij se “Arbëria e Madhe” është një proces në ecje, që sipas tij ka shkaktuar “shqetësim çmendurie” në Serbi.

Shkrimi i plotë

Shpesh koha historike nuk ju merr dot asgjë, por edhe mund të mos të të japë diçka. Domethënë ti të kalosh nga asgjëja në asgjë.

Dhe kjo quhet heshtja historike për një popull apo një shoqëri.

Të gjitha shtetet që nuk kanë pasur një qeveri për t’i drejtuar brenda interesit kombëtar, për arsye të krerëve politik, kanë shitur interesin kombëtar.

Këtë duhet ta ketë parasysh sot çdo shqiptar për të dy shtetet shqiptare, kudo ku ai ndodhet.

Dhe duhet të theksojmë se një shoqërie që i mungon kjo veti, ajo nuk mund të ekzistojë dot më si shoqëri e pavarur kombëtare.

Por ne shqiptarët, edhe pse të rrezikuar në pesëqind vite me këtë kërcënim historik, që nga vdekja e Gjergj Kastriot Skënderbeut e deri në vitin 2012, me aftësinë tonë si popull arbëror, tani ndihemi të lirë, sepse i kemi kaluar me sukses të gjitha rreziqet historike në pesëqind vite të historisë sonë gjatë pushtimit osman.

Dhe pikërisht kjo i ka futur në një shqetësim çmendurie serbët dhe Serbinë, por ne aq na bën. Sepse kjo e tashmja është historia jonë e Arbërisë së Madhe që po vjen hap pas hapi.

Prisni dhe shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *