Pak fjalë për tubimin “turbofolk” – Post factum!
Duke qenë se është folur shumë rreth tubimit për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dje në Tiranë dhe disa prononcimeve të mia këtu në këtë faqe rreth këtij manisfestimi dua t’i qartësoj disa pika për të shmangur çdo lloj keqkuptimi!
Unë QARTAZI e PRERAZI kam qenë kundër këtij tubimi nga më të shpifurit dhe më bajatë të organizuar ndonjëherë për arësyet që i kam shpjeguar në shkrimin e djeshëm dhe ky mendim sot pas tubimit bëhet akoma më i fortë dhe solid.
Dua ta bëj të qartë për të gjithë dashamirët e kësaj faqeje por edhe lexuesit e rastësishëm se unë kam konsideratën dhe mirënjohjen më të lartë për të gjithë ata që veshën uniformën e UÇK-së e luftuan për lirinë e Kosovës.
Sidomos përulja dhe nderimi shkon për ata që dhanë jetën apo ata që mbartin plagë të marra gjatë kësaj lufte.
Akuzat e Karla Del Pontes dhe Dick Martit bazuar në raportet e kryeprokurorit Serb sikur UÇK ka kryer krime ndaj serbëve, e kam thënë vazhdimisht që janë krejt të pabaza dhe janë shkruar vetëm për të njollosur Kosovën e amnistuar Serbinë Gjenocidale.
Duhet ta themi se lufta e ushtarëve me uniformë ose jo është lufta më e pastër zhvilluar ndonjëherë nga shqiptarët.
Lufta ka qenë e pastër kristal e kurrë nuk u vranë apo keqtrajtuan civilë serbë.
Kurrë nuk u dogjën apo plaçkitën banesa apo anëtarë të komunitetit serb.
Të mos harrojmë se UÇK nuk ishte e nuk arriti asnjëherë të bëhet ushtri e rregullt me zinxhir komandë e hierarki profesioniste.
Ajo deri sa u shpërbë mbeti një bashkësi grupesh guerile zonale ku secili luftonte për zonën e hesapin e vet.
Krijimi i një ushtrie të rregullt kombëtare u pengua nga klani marksist-leninist i LPK-së të cilit unë shpesh i referohem si “Klani i Rognerit”. Vrasja e Koloniel Ahmet Krasniqit ishte goditja fatale që ky klan në bashkëpunim dhe nën hundën e SHISH-it të Fatos Klosit i dha përpjekjeve të krijimit të një ushtrie e cila do ishte serioze dhe shumë më efektive se grupet guerile të cilat ishin joprofesioniste, kishin rivalitete mes vete e si pasojë e këtyre faktorëve shumë djem nënash humbën jetën në mënyrë të panevojshme.
Krahu marksist-leninist i UÇK-së i dirigjuar nga falangat enveriste të ish-Sigurimit famëkeq të shtetit shqiptar vunë në zbatim të njëjtat skema veçse në kohë të ndryshme të partizanëve të Enver Hoxhës, Dushan Mugoshës e Miladin Popoviçit të luftës civile në Shqiperi të cilën ata sot e kësaj dite e quajnë Nacional-Çlirimtare.
Klani i Rognerit të vetmin shqetësim dhe strategji kishin pushtetin e pas-luftës dhe eleminimin e rivalëve politikë që mund të ju bëheshin pengesë pas çlirimit të Kosovës nga NATO por kjo nuk mund e nuk është objekt i kësaj gjykate.
Vrasjet e veprimtarëve politike shqiptarë gjatë e pas luftës duhet të hetoheshin e gjykoheshin nga organet e drejtësisë në Kosovë e nuk duhet të ishin objekt i kesaj gjykate thellesisht të njeanshme e antishqiptare.
***
Ndjeva shumë keqardhje dje kur qindra bashkëatdhetarë nga Kosova u keqpërdorën poshtërsisht në një tubim të cilin unë pa e ditur se kush do ta moderonte e quajta TURBOFOLK.
E çfarë mund ti themi atij tubimi që drejtohej nga një delinkuent politik si Azgan Haklaj!
Ndjenjat dhe ndjesitë e shqiptarëve për luftën dhe luftëtarët nuk duhet të ngatërroheshin me axhendat e Edi Ramës kur vetëm 24 orë kishte refuzuar miratimin një rezolute formale që dënonte gjenocidin serb në Kosovë!
Kulmi i mbrëmjes ishte kur nê momentin që fliste një fosile enveriste si Alfred Moisiu u shfaq një portret dhuratë për Edi Ramën ku përveç stemës së UÇK-se në të shkruhej: “SHPËTIMTARI i SHQIPTARËVE”!
Kjo ishte shumë e rëndë të shikohej në televizor se ishte fyerje shumë e rëndë për të gjithë shqiptarët.
Të quash shpëtimtar njeriun që më shumë se çdo politikan shqiptar deri sot është munduar ta shkatërrojë Kosovën dhe shtetësinë e saj për llogari të Serbisë ishte shumë e rëndë!
Të quash shpëtimtar njeriun që ju ka vendosur edhe dy dogane të tjera me pagesë për të ardhur në Tiranë këtë vetëm një njeri jonormal mund ta thotë!
Po shpresoj që edhe ata pak të djathtê që dolën ne atë tubim të kenë kurajon e të kërkojnë falje publikisht për atë pjesëmarrje pasi është e pajustifikueshme!
Ishte e turpshme e besoj duhet të kenê zënë mend.
Akoma më e rëndë ishte të shikoje në atë tubim eksponentë të PD-se e spektrit të djathte!
Jam pa fjalë kur verej se skema manipuluese e kaq trashanike të klanit rilindas nuk kuptohen nga ata që e quajnë veten politikane e kanë një jetë që merren me politikë!
Si mund të bini kallup në rrjetën e helmatisur të birit të Kristaqit?
Si mundet?!!