POLITIKATË FUNDIT

Pranoi lule nga Vuçiqi, veprimtari shqiptar nga SHBA me kritika të mëdha për Von der Leyen – ia përmend viktimat e Prekazit!

Ramazan Bekteshi ka dënuar ashpër veprimin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila pranoi lule nga Aleksandar Vuçiqi.

Në reagimin e tij në Facebook, Bekteshi e përshkruan këtë akt si një cinizëm ndaj viktimave dhe familjeve të tyre, duke theksuar se ato lule do të duhej të vendoseshin në vende të përgjakura si Srebrenica dhe Prekazi, ku ende kërkohet drejtësi, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Cinizëm Evropian

E nderuar zonja @vonderleyen, ju pranuat lule nga Aleksandar Vuçiqi — dikur Ministër i Informimit i Millosheviqit — një njeri që drejtpërdrejt apo tërthorazi mban përgjegjësi për gjenocidet në Bosnjë dhe Kosovë.

Ato duar të përgjakura ju dhanë lule — lule që duhej të vendoseshin në Srebrenicë apo në Prekaz, për viktimat e gjenocidit që ai ende refuzon ta pranojë.

Dhe ju buzëqeshët, zonjë — ndërsa nënat e Bosnjës dhe Kosovës ju shikonin me mosbesim.

Theksojmë se, von der Leyen, udhëtoi nëpër gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, rajon që synon t’i bashkohet një ditë bllokut evropian.

Në pjesën më të madhe të shteteve, von der Leyen foli për rëndësinë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) dhe për rrugën që kanë bërë ato drejt tij.

Për përparim në këtë rrugë, Kosova, tha ajo, duhet të ketë institucione të forta, t’i ulë tensionet dhe t’i bëjë hapat e nevojshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes – paketë në vlerë prej 6 miliardë eurosh, që synon përshpejtimin e rrugës së shteteve të rajonit në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *