POLITIKATË FUNDIT

‘Teveqeli’ i politikës shqiptare? – Gëzim Mekuli ‘shpërthen’ ndaj Edi Ramës – ia përmend këto gjëra nga e kaluara

Në një reagim të ashpër në rrjetin social Facebook, publicisti Gëzim Mekuli ka kritikuar ashpër kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me qëndrimet dhe veprimet e tij ndaj Gjykatës Speciale dhe luftës çlirimtare të UÇK-së.

Mekuli e akuzon Ramën për hipokrizi politike, duke e cilësuar si një “aktor kryesor” në themelimin e Gjykatës Speciale, ndërsa tani, sipas tij, po mundohet të shfaqet si mbrojtës i vlerave të luftës, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Teatri politik i Edi dRamës: protestuesit si vegla për dramën e dRamës

Kur Gjykata Speciale po shtyhej, Edi dRama nuk ishte spektator, por aktor kryesor. Ai nuk foli kundër Gjykatës, nuk kundërshtoi Gjykatën, por u ul në të njëjtën stol me ata që e pollën këtë padrejtësi. Madje harami erdhi me helikopter në Prishtinë për të bindur deputetët e shkretë që ta votojnë. Sot, kur pasojat janë bërë realitet, dRama del nëpër sokaqe me pankarta e fjalë të mëdha, duke kërkuar të na shitet si mbrojtës i UÇK-së. Kjo nuk është drejtësi; është farsë politike, apo jo, lexues të nderuar?

Në vend që të fliste në sammite ndërkombëtare, në OKB, në Këshillin e Evropës, në OSBE apo në NATO, ky qyqan zgjodhi heshtjen. Në vend të qëndrimeve shtetërore, zgjodhi mikrofonin e ndryshkur të propagandës sovjetike kundër Republikës së Isa Boletinit.

Ky teveqel i përdori, dhe po i përdorë, mediat për të krijuar një fotografi të rremë të vetes si kinse “ndërmjetës stabiliteti në Ballkan”. Dhe me kënd e bënë këtë fotografi? E bënë përmes miqësisë publike me Aleksandar Vuçiqin.

Në vend që të përballte Beogradin e moçëm të 1878-ës, ky depsuz i dha ideologut të Millosheviqit edhe ndihmë politike, ndërkohë që Serbia e 1878-ës sulmonte Kosovën dhe pastërtinë e luftës çlirimtare.

Të nderuar lexues,

dRama mund të (keq)përdorë kamerat, mediat, salltanetet, mund të përdorë Vuçiqin natën, e protesituesit e shkretë ditën, por ferkemtë nuk fshihen, o qyqan: sepse ti ishte aktor aktiv e lindjes së Gjykatës Speciale kundër UÇK-së.

Dhe tani, sado që përpiqesh të shfaqesh si viktimë, roli yt, Edi dRamë, në këtë dramë, mbetet vendimtarë.

Ja pafsh hajrin, teveqel!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *