Kush janë kandidatët për asamble që po prijnë me vota në Prishtinë
Tashmë janë numëruar 35 % e votave në garën për asamblenë komunale për Prishtinën.
Në bazë të rezultateve del se në Lidhjen Demokratike më i votuar pas Përparim Ramës është Bujar Gashi me Bujar Gashi me 467 Vota.
Në Lëvizjen Vetëvendosje pas Hajrulla Çeku rënditet Gëzim Sveçla me 474 Vota. Nga Partia Demokratike e Kosovës pas Uran Ismailit rënditet Agron Canolli me 353 Vota.
Në AAK, pas Bekë Berishës rënditet Kreshnik Smalaj me 259 vota. Në Lidhja e Prishtinës pas Fehmi Kupinës rënditet Betim Abdullahu me 221 vota.
Pasi që nuk janë numëruar të gjitha kutitë e votimit këto rezultate janë momentale dhe mund të ndryshojnë