OPINIONTË FUNDIT

Nga shantazhi tek spiunazhi, si po kërcënohet sovraniteti i Dardanisë nga politikat e serbo-shqipfolësve

Mercenarët e Serbisë në Republikën e Dardanisë: ish-opozita, shoqëritë civile, institutet e ndryshme, televizionet të cilave u jepet hapësirë “analistëve” pa dinjitet — të gjitha të sponsorizuara, financuara nga Serbia dhe nga oligarkë — janë ngritur “lugat” kundër atyre që po e mbrojnë shtetin dhe po e shtrijnë sovranitetin: Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Po iu drejtohem qytetarëve të Republikës së Dardanisë me një paralajmërim për vëmendje dhe kujdes në fazën e fushatave zgjedhore për ato lokale, sepse nuk dihet kjo Gjykatë Kushtetuese e cila e ka marrë rolin e urdhëruesit, bile edhe politik, duke imponuar me vendimet e saj përmes direktivave të ish-pushtetarëve që i kanë vendosur me kusht anëtarë të kësaj gjykate, për t’i zbatuar politikat dhe interesat e tyre, qoftë edhe për zgjedhje të jashtëzakonshme sipas listës serbo-shqipfolëse, e cila as nuk e njeh e as nuk e respekton shtetin ku jetojnë — me të drejta më të avancuara për komunitetet e pakicave si në asnjë shtet tjetër në rruzullin tokësor.

Prandaj, në këto rrethana, kur po vendoset për fatin e popullit dhe shtetit, i cili seriozisht është i rrezikuar për interesa të individëve të ish-pushtetarëve të rrezikuar nga zbardhjet e bëmave gjatë sundimit të tyre dhe nga përgjegjësit për dëmet që ia kanë sjellë shtetit — liria dhe pavarësia e të cilit u arritën me sakrificat e shumë të rinjve e të rejave nga radhët e UÇK-së, të inkuadruar drejt në vijat e para të frontit pa u menduar, duke ia falur jetën në mbrojtje të atdheut.

Këta ishin ata që shkuan në luftë për liri, e jo për pushtet e pasuri. Por ajo që e shokoi popullin, kur menduam se mori fund saga e vuajtjeve, procesi i gjykimit në Hagë zbuloi të (pa)diturat rreth kurtheve dhe tentativave që Republikës së Dardanisë t’i shkëputet pjesa më vitale sipas marrëveshjes për korrigjim-ndarje, me pjesëmarrjen edhe të atyre që shtiheshin se po punonin për interesa të shtetit dhe popullit të cilin e “çliruan” — ama, ai çlirimi, nëse realizohej kjo marrëveshje, do të kishte kosto të lartë e të paimagjinueshme.

Kjo u vërtetua edhe nga dëshmitarët VIP, si James Rubin, i cili e pranoi se ishte paguar 52.000 euro në muaj për angazhimin e tij për ndarjen e pjesës veriore dhe bashkimin me Serbinë — pjesa më ekzistenciale për popullin e Dardanisë — që në këtë mënyrë, me pranimin e statusit të autonomisë, do të arrihej “paqja” me Serbinë. Për këtë, askush nuk pati ide.

Ish-përgjegjësit shtetërorë e “ushtarakë” të asaj kohe, për të cilët thurëshin lavdata, paskan punuar pas shpinës së popullit dhe në bashkëpunim me armikun, xhelatin tonë shekullor Serbinë, me aleatin dhe mikun e Vuçiqit, Edi Ramën, i cili, sado që vepronte fshehurazi si i padukshëm, rezultatet e tij shiheshin dhe ndiheshin në kurrizin e dardanëve. Dukej qartë plani ogurzi i cili, po të realizohej — edhe pse si ide është ende në kokat e autorëve — e vërtetonin vizitat e shpeshta të Ramës në Hagë; ato janë dëshmi e veprimit të rrezikshëm me pasoja katastrofike për Republikën e Dardanisë dhe popullin shqiptar në Ballkan.

Nëse nuk jemi syçelë, ai rrezik ende është aktual në kokat dhe politikat e atyre serbo-shqipfolësve që i kanë thurur me kohë, për ta kontrolluar në fillim e pastaj edhe okupuar, me vizionin dhe strategjinë e ASHA-s Serbe që nga “Naçërtanja” e Ilija Garašanin, i cili e ka shkruar kah fundi i vitit 1844 në cilësinë e ministrit të Punëve të Brendshme në kohën e Aleksandër Karagjorgjeviqit, ndërsa në tërësi e ka publikuar në vitin 1906.

Në atë dokument famëkeq parashihet “çlirimi” i tokave sllave që nga Sllovenia, pastaj BeH, Mali i Zi dhe, siç e kanë quajtur atëherë, Shqipërinë Veriore (duke menduar në Kosovën e Metohinë) të bashkuara në një shtet. Prandaj, ky është dokument i përjetshëm serb sipas të cilit gjithmonë kanë vepruar, duke ia përshtatur kohës dhe rrethanave.

Asociacioni i vitit 2013, i kushtëzuar nga Serbia dhe i pranuar atëherë nga Hashim Thaçi, e pastaj në vitin 2015 gjoja i “zbutur” nga Isa Mustafa përmes mendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila doli me konstatime se në 23 nene të atij Asociacioni janë në kundërshtim me Kushtetutën, si rrezik për krijimin e një Republike Serbe, që ende nuk është eliminuar.

Marrëveshjet e fshehta të Thaçit me Vuçiqin rreth korrigjimit-ndarjes veç sa u forcuan me ndërmjetësimin e shërbimit inteligjent francez DGSE, me në krye shefin e këtij shërbimi, Denian Arnaud, i cili personalisht, përmes deklaratës së tij, e vërtetoi se Thaçi ishte pjesë e këtij shërbimi (që në një mënyrë e vërtetoi edhe Goxhaj, si ushtar i UÇK-së), i cili ishte në kontakt me amerikanët, kur iu drejtua Thaçit si udhëheqës i Shtabit të Përgjithshëm me kërkesën se amerikanët janë të gatshëm të bashkohen në Shtab për bashkëpunim; përgjigjja e tij ishte se do t’u përgjigjej brenda dy ditësh, por kjo nuk ndodhi.

Pas dy ditësh, ai i refuzoi amerikanët për t’i sjellë ata të shërbimit inteligjent francez, anëtar i të cilit ishte, të cilët ishin edhe hija e tij gjatë gjithë kohës së Konferencës së Rambujesë.

Prandaj, deklarata e Thaçit se: “Fatkeqësisht, ndarja e veriut është një realitet i hidhur”, e vërteton tradhtinë ndaj atdheut, për çka kurrë askush nuk i kërkoi përgjegjësi. Përkundrazi, tani e ngrisin në tempullin e “heroit” dhe kërkojnë amnistimin e tij ende pa përfunduar procesi gjyqësor në Hagë, duke paragjykuar edhe epilogun në favor të tij, me qëllim që, sipas ëndrrave të bashkëpartiakëve dhe simpatizantëve të tij, ta sjellin drejt në pushtet si të vetmen mënyrë për t’i mbuluar të gjitha veprimet antishtetërore rreth tërësisë territoriale, duke rrezikuar integritetin, sovranitetin dhe interesin kombëtar për t’u dalë në mbrojtje profiterëve të luftës, bashkëpartiakëve dhe bashkë­mendimtarëve në koalicione, me angazhimin e palodhur të bashkëtradhtarit Edvin Kristaq Rama, i cili e mori edhe rolin udhëheqës në krye të kësaj Kolone të Pestë, duke e futur nën sqetull edhe ish-opozitën si pjesë e këtij akti më të rëndë kundër një populli.

Derisa kjo temë e rrezikshme dhe e dëmshme për Dardaninë ishte në proces, zhvilloheshin takimet Thaçi–Rama–Vuçiq, të cilët pajtoheshin duke nisur me ide të reja sipas kërkesës së Vuçiqit, me pajtimin dhe angazhimin e Edi Ramës për “Ballkanin e Hapur” alias “Serbinë e Madhe” ose “Botën serbe”, duke përfshirë edhe dy shtetet fqinje, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, në mënyrë apriori.

Më ardhjen e Albin Kurtit në krye të Qeverisë, si përgjegjës kryesor për dialogun Dardani–Serbi, kjo u kundërshtua me të drejtë shumë ashpër, dhe këtu “kryqëzohen shpatat”, përveç me Vuçiqin, edhe me Edi Ramën, përkrahës i kësaj ideje.

Cili ishte plani i Vuçiqit që ta realizojë përmes “Ballkanit të Hapur” – ide e cila dukej simpatike nën teorinë fallso, gjoja rreth qarkullimit të njerëzve dhe mallrave pa pengesa, që hasi në përkrahje edhe të një pjese të Bashkësisë Ndërkombëtare, pa i ditur lojrat, kurthat dhe qëllimet e Serbisë. Sa duket, Vuçiqi kishte për qëllim që, pasi ishte pajtuar me Thaçin dhe me involvimin e Grenellit – emri i cili do të lakohet shpesh si njeri i paguar nga Serbia për lobim, njëherit këshilltar i Vuçiqit, përfshirë këtu edhe dekoratat që kishte marrë – të angazhohej maksimalisht që kjo ide të afirmohej dhe të zbatohej në tërësi, qoftë edhe “nën presionin amerikan”.

Me ndarjen e pjesës veriore, sipas ideve të tyre dhe bashkimit me Serbinë, fillon ideja tjetër, ku Rama dhe Vuçiq, sipas idesë së tyre, do të fillonin me idenë tjetër, më shumë nga frika rreth reagimit të dardanëve pas aneksimit të pjesës veriore. Për ta “zbutur” reagimin e tyre, planifikonin të shkonin me idenë e bashkimit të Dardanisë me Shqipërinë, që “do të konsiderohej vepër kolosale kombëtare”, duke ia përshkruar si ide të Edi Ramës, “pasi që nuk ia arriti askush gjatë gjithë historisë pas ndarjes që nga viti 1878 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër”.

Kjo, “do të kishte bujë të madhe gjithkombëtare”, mendojnë ata, dhe do t’i shërbente Edi Ramës që të ngjitej lart në krye të kupolës artificiale udhëheqëse në kuadër të Ballkanit të Hapur, bile edhe ta vendoste në krye, sipas planit djallëzor të Vuçiqit, i cili përmes tij do të realizonte edhe idenë e “Naçërtanjës”, që do të ishte tragjedi për shqiptarët në Dardani, Shqipëri dhe Ballkan, duke hapur koridorin për dalje në Detin Adriatik.

Në këtë mënyrë kishte vepruar Millosheviqi kur e suprimoi Autonominë e vitit 1974 në vitin 1989, përmes Parlamentit të rrethuar me tanke, në të cilin kishin futur edhe civil serb për të siguruar vota të mjaftueshme. Ai atëherë, në Kryesinë e Jugosllavisë, caktoi njëfarë Sejdo Bajramoviqi, një pijanec të cilin pastruesit e gjenin të dehur dhe e largonin, i cili ishte shtrirë mbi ambalazhet e zbrazëta, si “përfaqësues të Autonomisë” së atëhershme.

Të njëjtën gjë do ta bënte Vuçiqi me Edi Ramën, për t’i fundosur dhe dobësuar ekonomikisht dhe politikisht deri në okupim total, jo vetëm të dy shtetet që sipas tij më vonë as që do të ekzistonin, por edhe shtetet fqinje, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, duke i okupuar sipas planeve afatgjata.

Vuçiqi do ta emronte Ramën, qoftë edhe në postin kryesor të Ballkanit të Hapur, me qëllim që përmes tij të realizonte qëllimet tjera, siç është hapja e koridorit të lirë përmes Dardanisë, tani të “Shqipërisë së Bashkuar”, ku nuk do të figuronte më Dardania, sepse Serbia do të kufizohej atëherë direkt me Shqipërinë, për të siguruar daljen pa pengesë në Detin Adriatik dhe atë direkt në limanin kryesor shqiptar, Durrësin, si objekt më rëndësishëm strategjik, ekonomik dhe ushtarak, gjithësesi sipas mendimit të tyre, gjoja “në të mirë të dyja vendeve”, një ëndërr shekullore ruso-serbe.

Dhe, me “avansimin gjoja të fuqisë ekonomike të ‘Shqipërisë së Bashkuar’”, qëllimisht do ta quajnë edhe “Shqipëria e Madhe”, për ta barazuar me Serbinë e Madhe apo Botën Serbe, dhe për të arsyetuar realizimin e projektit serb, që “do të përfitojnë të dy shtetet mike”.

Në këtë mënyrë, Enver Hoxha në vitin 1946 pati vepruar duke e sugjeruar Dardanisë që të bashkohet në kuadër të Federatës Jugosllave.

Kur janë në pyetje bashkimi i Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, Serbia as që do t’i pyesë se a duan të bashkohen këtij projekti, edhe pse paraprakisht e kishin pranuar sepse u konvenonte për të dobësuar faktorin shqiptar në Ballkan; por, në rast të një “rezistimi”, do t’i detyronte me forcë dhe në heshtje.

Këto parashikime tingëllojnë si “hipotetike” për ata që nuk kanë njohuri për filozofinë politike serbe, por një gjë është e sigurtë: shqiptarët e Dardanisë me asnjë kusht dhe asnjë çmim nuk do ta pranonin mendjelehtësinë qëllimkeqe të Edi Ramës dhe obligimet që ai ka marrë nga Vuçiqi sipas marrëveshjeve paraprake në skutat e kancelerive të Beogradit. Këtë e vërteton edhe angazhimi i Edi Ramës, gjithnjë për ta shtyrë përpara këtë ide, e cila, sipas projektit serb, pas një periudhe jo shumë të gjatë, do të fillonte me zvogëlimin e fuqisë ndikuese të “Shqipërisë së Madhe” brenda Ballkanit të Hapur, deri te ndonjë vendim tjetër ad-hoc që do ta kufizonte dhe shfuqizonte ndikimin dhe fuqinë vendimmarrëse të “Shqipërisë së Bashkuar”.

Në këtë mënyrë, me ndihmën e Rusisë, Serbia do t’ia arrinte të realizojë për herë të parë ëndrrën historike shekullore ruso-serbe: daljen në Detin Adriatik. Këto ide mund të realizohen vetëm me mercenarë të sojit të Edvin Kristaq Ramës, i cili është aq i mishëruar me Vuçiqin dhe ish-udhëheqjen dardane, si dhe me komplet udhëheqjen serbe, sa që nuk do të pengonte realizimin e këtij projekti.

Ky është qëllimi final i Serbisë, e cila, me ndihmën e të gjithë atyre që i përmenda më sipër si aleatë të saj, të cilët brohorasin me të njëjtin slogan për largimin e Albin Kurtit nga pushteti për qëllime të njëjta politike — shuarjen e Republikës së Dardanisë.

Çdo pamundësim i ardhjes së Albin Kurtit në pushtet, sipas angazhimit të Vuçiqit, Edi Ramës dhe opozitës, pastaj disa mjeteve të informimit të njohura për qytetarët, nuk do të kalojë. Pa Kurtin në krye të Qeverisë dhe pa miqtë e Vuçiqit, ish-opozitës, ekipit të spiunëve të udhëhequr nga Baton Stanishiqi, mik i pararëndësit të tij, tani i burgosur për spiunazh, i kompenzuar nga Edi Rama dhe shërbimet e huaja sekrete, ky ekip antidardan dhe antishqiptar beson se gjithçka mund të realizohet.

Dardania nuk dorëzohet, nuk blihet dhe nuk shuhet.

Prandaj, duke pasur parasysh skenarët e rrezikshëm të cilët janë nënshkruar dikund e dikur, kjo vërteton panikun, shqetësimin dhe angazhimin e këtyre mercenarëve që kjo ide mos të dështojë, pasi që të gjithë janë të shantazhuar me prova dhe incizime të cilat nuk mund t’iu ikin.

Nuk është aspak befasi që Edi Rama vizitojë disa herë Hagën me “arësye” se askush nuk po interesohët për të akuzuarit (mendon në pushtetin aktual), edhe pse të gjitha shpenzimet e mbrojtjes, diku afër 33 milion eurove, janë realizuar. Por, të tentosh të marrësh vendim për zhbërjen e kësaj gjykate, për të cilën vetë ata kanë agjituar që të formohet, pati një regjim gjatë seancës së Parlamentit, deri te përdorimi i mjeteve të tjera si gazi lotësjellës etj., megjithatë u votua.

Ajo që është shokuese është kur disa mjete të informimit në Tiranë, iniciativa që vjen nga ata të cilët mbajnë përgjegjësinë për Millan Radojqiqin, po angazhohen për ta liruar nga përgjegjësia e sulmit terrorist në Banjskë, duke “zbuluar” një person tjetër, sipas informatave siç deklarohen ata, të siguruara nga inteligjenca dardane. Por shtrohet pyetja: nga kush?

Siç shihet, jemi të rrethuar me një rrjet të sofistikuar spiunazhi, ku nevojitet angazhim 24-orësh për të ndërmarrë veprimet e duhura për sigurimin e shtetit, kur kemi angazhime të individëve edhe nga brenda.

Situata është tepër serioze.

Hafiz Shala

New York

15 tetor 2025

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *