POLITIKATË FUNDIT

Kurti: Gjuha nuk pasqyron vetëm realitetin, por edhe e ndërton atë

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u prezantua sot libri i Dr. Majlinda Bregasi, “Arti i Pushtetit: aktet gjuhësore në diskursin politik shqiptar”. Në këtë ngjarje morën pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, përfaqësues institucionalë, studiues dhe studentë.

Kurti ka thënë se gjatë prezantimit u diskutua për rëndësinë e këtij botimi në analizën kritike të diskursit politik dhe për mënyrën se si gjuha jo vetëm që pasqyron, por edhe sendërton realitetin politik dhe shoqëror.

“Vepra e autores, e frymëzuar nga filozofi britanik J. L. Austin, hap një dritare të re në të kuptuarit e politikës si akt gjuhësor”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka vlerësuar se, libri fton lexuesin të shohë komunikimin si hapësirë të përbashkët ku formohet mendimi, ku pushteti ngrihet e bie, dhe ku ndërtohen marrëdhëniet shoqërore.

“Libri hap një dritare të re mbi mënyrën se si gjuha e të folurës publike përveç që pasqyron edhe sendërton realitetin tonë politik e shoqëror. Ai fton lexuesin të vështrojë komunikimin si një hapësirë të përbashkët ku formohet mendimi përtej informimit të publikut, ku ngritet e bie pushteti gjersa zhvillohen marrëdhëniet mes nesh”, ka shkruar ai.

Kurti ka falënderuar Dr. Bregasin për ftesën dhe vlerësoi veprën si një kontribut të çmuar që nxit reflektim mbi rolin publik e politik të gjuhës në kontekstin modern.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *