Dyshime për keqpërdorim votash në Mitrovicë, nisin hetimet
Mediat lokale në Mitrovicë kanë raportuar për raste të dyshuara të keqpërdorimit të votës në këtë komunë gjatë procesit zgjedhor.
Sipas raportimeve, në fshatin Shipol dyshohet se ka pasur blerje dhe madje edhe vjedhje të votave.
Lidhur me këto dyshime, Policia e Kosovës ka nisur grumbullimin e informacioneve për të sqaruar rrethanat e rastit.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.
“Policia ka grumbulluar informata lidhur me pretendimet për keqpërdorim të votave në këtë lokacion,” deklaroi Preteni.
Institucionet kompetente pritet të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për të verifikuar nëse ka pasur shkelje gjatë procesit të votimit në Mitrovicë.