OPINIONTË FUNDIT

Dy lajme të mira nga kryeministri Kurti për qytetarët e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook se Qeveria ka filluar zbatimin e dy masave të rëndësishme sociale: rritjen me 20% të asistencës sociale për familjet përfituese dhe subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme.

Ai theksoi se kjo është një përpjekje konkrete për të mbështetur familjet që kanë më së shumti nevojë për ndihmë, sidomos në prag të dimrit, kur shpenzimet për energji elektrike rriten ndjeshëm.

Postimi i plotë:

Qeveria për familjet! Nga ky muaj, përveç rritjes së shumës prej 20% për të gjitha familjet që janë përfituese të asistencës sociale, nis edhe subvencionimi i energjisë për familjet e cenueshme. Aplikimi për këtë fundit mund të bëhet në platformën eKosova te Shërbimet – Grante dhe Subvencione, përkatësisht në: https://ekosova.rks-gov.net/Service/32

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *