Bekteshi shpërthen pas deklaratës së Baton Haxhiut: Jo gabim, por shërbim ndaj Beogradit
Pas deklaratës së analistit Baton Haxhiu, i cili e quajti një “gabim njerëzor” rezultatet e Exit Poll-it në Mitrovicë, ka ardhur një reagim i ashpër nga veprimtari nga SHBA, Ramzan Bekteshi.
Përmes një komenti thumbues, Bekteshi aludon se këto gabime nuk janë të pafajshme, por shërbejnë agjendave të jashtme, duke i cilësuar si “misione të paguara për mjegull në Këshillin e Sigurimit.”
Reagimi i tij ngre pikëpyetje mbi paanshmërinë e analizave që ndodhin në një moment delikat për zhvillimet politike në veri të Kosovës.
Shkrimi i plotë
B. Haxhiu: Exit Poll në Mitrovicë-gabim njerëzor!
Eh Baton: kur “gabimet njerëzore në Mitrovicë” i shërbejnë Beogradit, nuk quhen gabime—por misione të paguara për mjegull në KS!