Kandidati i VV-së për Prizren, Artan Abrashi: Balotazhi na pret!
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për komunën e Prizrenit, Artan Abrashi, ka reaguar pas rezultatit të raundit të parë të zgjedhjeve lokale, duke shprehur optimizëm dhe angazhim për balotazhin.
Në një postim në Facebook, Abrashi ka theksuar se qytetarët e Prizrenit kanë folur qartë dhe shumica prej tyre kërkojnë ndryshim dhe një drejtim të ri për qytetin.
Postimi i plotë:
Balotazhi na pret!
Qytetarët e Prizrenit folën qartë! Shumica duan ndryshim, duan drejtim të ri.
Tani fillon beteja e vërtetë. Me besim, me zemër e me dashuri për qytetin tonë. Prizreni do të fitojë!
#Prizreni365 #ArtanAbrashi #Balotazhi