Abdixhiku: Në Istog, Lipjan e Junik kemi fituar në raund të parë, shumë afër jemi edhe në Pejë, LDK parti e parë në Prishtinë
Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mabjtur një konferencë për media pas fillimit të numërimit të votave për zgjedhjet e sotme.
Ai ka shpallur fitoren e LDK-së.
“LDK sonte shpall fitoren. Në Istog shpallim fitoren në raund të parë, në Lipjan shpallim fitoren në raund të parë, dhe në Junik shpallim fitoren në raundin e parë.
Shumë afër këtij urimi jemi edhe për Gazmend Muhaxherin, i cili është afër të përfundoj garën në raundin e parë. Në Pejë është 49%, presim qe me votat e diasporës të kaloje 50%.
Kur jemi të kryetarët e tashëm dhe të ardhshëm, në veçanti, urojme fituesin e garës kryesore në këto zgjedhje, urojmë Përparim Ramën. Në Prishtinë, pas 12 vitesh, LDK është parti e parë edhe për kandidatë edhe për kuvend komunal. Pra pas 12 vitesh LDK kthehet si parti e parë.
LDK po ashtu prin dhe në komunat në vijim, në Viti me Sokol Halitin, në Obiliq, dhe në Dragash’’, ka thënë ai.