Mesazhi i Hafiz Shalës për LDK-në: Koha të bashkoheni pas Albin Kurtit për të mbrojtur Dardaninë
Opinionisti Hafiz Shala, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur rreth zhvillime të fundit në vend.
Ai ka folur për rrezikun vjen nga Serbia dhe rëndësinë e bashkëpunimit politik dhe ndërkombëtar për mbrojtjen e vendit.
“Merreni me mend kur, jo vetëm serbët terroristë por edhe opozita si këta të lartpërmendurit që, duke e parë rrezikun nga Serbia nën drejtimin e Radojqiqit, duke u përgatitur për t’a sulmuar Dardaninë, në vend se t’i dalin në mbrojtje këta heshtin dhe bëhen bashkëpunues”, ka thëmë Shala.
Më tej, ai ka përmendur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin si një figurë kyçe për të ardhmen e vendit.
“Albin Kurti është shpresa dhe shpëtimi i Dardanisë. Kush është normal dhe e do atdheun, popullin, i respekton viktimat dhe heronjtë e luftës dhe popullin e rreshtuar në UÇK – pjesë e sajë, duhet t’a përkrahë Albin Kurti për të shpëtuar, avancuar dhe anëtarësuar në institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare, së pari në NATO, i cili po vepron konform rregullave dhe kërkesave të saj”, është shprehur ai.
Ndër të tjera, Shala ka potencuar rëndësinë e investimeve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për forcimin e mbrojtjes së vendit.
“Parashikimi i investimit të 1 miliard eurove për mbrojtje, hapja e fabrikës së municionit pastaj edhe të armatimit, ardhja e 1000 dronëve nga Turqia tani bashkë me SHBA-të dhe rikthimi i Komandantit turk të KFOR-it, janë simptoma shpresëdhënëse për të ardhmen”, ka nënvizuar ai.
Gjithashtu, ai ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Presidentit amerikan, Donald Trump dhe Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan si një faktor stabilizues në rajon.
“Bashkëpunimi i Presidentit Trump me Presidentin turk Erdogan i cili e pati rolin shumë të rëndësishëm rreth paqes Izrael-Palestinë, shkëmbimi i pengjeve dhe vendosja e trupave paqeruajtëse përfshirë Turqinë, është besim dhe bashkëpunim shumë i rëndësishëm i cili reflektohet në momentet kur Serbia shfaq kërcënime ndaj Dardanisë, kërcënimet e hapura të Erdoganit ndaj Serbisë në kohën kur edhe Trump ia ktheu shpinën apo e refuzoi Vuçiqin duke i vënë edhe sanksione”, ka nënvizuar ai.
Në fund, Shala ka bërë thirrje për unitet politik, kurse ka kritikuar disa aktorë politikë dhe duke paralajmëruar për pasoja nëse nuk ndryshohet kursi.
“Harrojeni interesat partiake në këto momente ku ata që votuan për Rashiqin për nënkryetar dhe duke eliminuar Listën serboshqipfolëse, është veprim i cili edhe miqve tanë ua bëri me dije se, në një mënyrë, është pamundësim i Vuçiqit të ndërhyrjes në punë të brendshme të Dardanisë dhe ruajtjes së paqes në Ballkan. Ju bëj thirrje që t’i ktheni atdheut e t’i afroheni interesave të shtetit.
LDK-ja e ka shansin historik të largohet nga aleatët e Listës serboshqipfolëse, PDK, AAK, dhe Nisma duke distancuar nga ata, përndryshe do të mbeteni aty ku do t’u dënojë historia.
Bashkohuni me LVV-në nëse doni mos të largoheni nga politika largpamëse e themeluesit të Dardanisë, Dr. Ibrahim Rugova.
Mund të keni vërejtje por, bëhuni këto momente kur Dardania po rrezikohet, jo vetëm nga jashtë por edhe nga mercenarët-spiunë të Serbisë me vite të tëra, ja momenti që për të atyre që ranë për atdhe, tani t’i bashkangjiteni rrymës shpëtuese të Dardanisë.
Po të ishte gjallë Dr. Rugova, me të vërtetë do të reflektonte në interes të Republikës së Dardanisë”, ka përfunduar Shala.