Vjosa Osmani si Teuta, Albin Kurti si Hasan Prishtina, Shala: Dardania krenare me dy figurat kryesore shtetërore
Publicisti dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (LQSHA), Hafiz Shala, ka vlerësuar se Dardania (Kosova) po përfaqësohet denjësisht nga dy figurat më të larta shtetërore, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, të cilët ai i cilëson si “unikë në qëndrime dhe veprime”.
Sipas Shalës, Presidentja Osmani është “e aftë, intelektuale me përgatitje shqiptare dhe amerikane, e zgjuar, e qartë, e guximshme dhe e adhuruara e mikut tonë SHBA-ve”.
Ai shton se “edhe Evropa ia ka zilinë” Presidentes, duke e cilësuar si një figurë që i jep dinjitet shtetit të Kosovës.
Në një koment të gjatë të bërë publik nga Neë Yorku, Shala ka theksuar se në këtë shekull Dardania i ka dy figura kyçe të historisë së re politike: “Teutën – alias Vjosa Osmani – dhe Hasan Prishtinën – alias Albin Kurtin”.
“Të dy liderët kryesorë shtetërorë, unikë në qëndrime dhe veprime
Dardania është krenare me Presidenten e saj — të aftë, intelektuale me përgatitje shqiptare dhe amerikane. E zgjuar, e qartë, e guximshme dhe e adhuruara e mikut tonë, SHBA-ve. Edhe Evropa ia ka zilinë.
Prandaj, Dardania në këtë shekull i ka: Teutën, alias Presidenten Vjosa Osmani, dhe Hasan Prishtinën, alias Albin Kurtin”, ka shkruar Shala në një koment të tijin në Facebook.
Tutje, publicisti ka kritikuar ashpër përpjekjet e Serbisë për ndërhyrje në Kosovë, duke thënë se “Kurti dhe Osmani e kanë demaskuar Vuçiqin dhe miqtë e tij ndërkombëtarë, përfshirë edhe disa shqipfolës – opozitën dhe Edi Ramën – me shumicën e mediave të ashtuquajtura të pavarura që kanë lidhje me Serbinë dhe oligarkë të sa”.
“Këta e kanë demaskuar Vuçiqin dhe miqtë e tij ndërkombëtarë, përfshirë edhe disa shqipfolës — opozitën dhe Edi Ramën me shumicën e të ashtuquajturave “mjete të informimit”, themeluesit e të cilëve kanë lidhje me Serbinë, bashkë me disa oligarkë që jo vetëm veprojnë në Republikën e Dardanisë, por kanë gjetur edhe biznesmenë këtu në SHBA, të cilët po investojnë te Grenelli — që, megjithëse nuk ka asnjë pozitë zyrtare, lidhja e tij me Vuçiqin shkakton dëm, sepse në Dardani shpërndan panik të panevojshëm”, ka nënvizuar veprimtari Shala.
Po ashtu, ai ka përgëzuar vizitën e kryeministrit Kurti në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar rëndësinë e takimeve me kongresmenë dhe senatorë amerikanë.
“Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në SHBA, ka takuar ligjvënës, kongresmenë dhe senatorë — te të cilët qëndron fuqia vendimmarrëse politike dhe shtetërore. Kush e mbylli Qeverinë Amerikane? Për 35 vite, kam njohuri të mjaftueshme për të ditur se cilat institucione e kanë fuqinë. Prandaj, edhe lobimi ynë për 35 vite ka qenë i suksesshëm, me në krye çiftin Joe & Shirley DioGuardi dhe Bordin Ekzekutiv, sepse kemi punuar drejtpërdrejt me kongresmenë e senatorë të të dy krahëve politikë. Kurti u ka dhënë informata të sakta dhe me plot përgjegjësi, sepse nuk është i shantazhuar nga askush”, është shprehur ai.
Nga ana tjetër ai ka rikujtuar se si Serbia ka shpenzuar miliarda për propagandë dhe luftë hibride, përfshirë ndërhyrjet në zgjedhjet e 12 tetorit. Ai paralajmëron se “shumë shpejt e vërteta do të dalë lakuriq”, ndërsa akuzon edhe figura të afërta me ish-përfaqësuesin amerikan Richard Grenell për përhapje paniku në Kosovë.
“Serbia ka shpenzuar miliarda për propagandë, luftë hibride dhe ndërhyrje në zgjedhjet e 12 tetorit. Prandaj, që në ditët e para, e alarmuan botën se serbët po kërcënohen, shantazhohen e paguhen nga Serbia për të nxitur incidente me qëllim që t’ia mveshin Dardanisë përgjegjësinë, edhe kur ajo po e shtrin sovranitetin e vet për funksionimin e shtetit në tërë territorin, pa dallim”, ka potencuar ai.
Në fund të reagimit të tij, Shala ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm nga Bashkimi Evropian ndaj Serbisë..
“Edhe pse po tentohet të pengohet me ndërhyrje nga Serbia, Kushtetuta absolutisht do të jetë e njëjtë për të gjithë — pa dallim kombi, kombësie apo minoriteti.
Evropa duhet të reagojë ndaj Serbisë sa nuk është vonë. Pritjet se Serbia do të kthehet kah Evropa dhe do të largohet nga Rusia janë, thjesht, utopi.
Këtë e kanë kërkuar publikisht dhe zyrtarisht edhe këta dy liderë të respektuar nga populli.
Hafiz Shala, New York
8 tetor 2025
Publicist dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të LQSHA”, ka përfunduar Shala.