TË FUNDIT

Kurti premton zhvillim ekonomik, investime në arsim dhe projekte të reja për Obiliqin

Obiliqi ishte sot qyteti i radhës ku Lëvizja Vetëvendosje mbajti tubimin elektoral. Kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, tha se kësaj komune ai së bashku me Halil Thaçin, kandidatin për kryetar të komunës nga ky subjekt politik, do t’i japin energji të re.

Ndër projektet kryesore, Kurti përmendi përkushtimin e Vetëvendosjes për KEK-un, ku tha se punimet e modernizmit të termocentralit “Kosova B” do të garantojnë stabilitet dhe ndotje më të ulët.

“Një projekt madhor është kogjenerimi, 15 milionë euro në total, me Halilin, ku projekti do të përfundojë në tërësi, duke siguruar zhvillim të pastër. Qeverisja me Thaëin në arsim, mirëqenie e ekonomi, shkolla e çerdhe, mësim gjithëditor, qendra moderne të mbështetjes familjare, do të fuqizojmë bujqësinë me 1 milion euro, mbështetje për gratë fermere, transportin publik, ngrohjen qendrore, do të ndërtojmë qendrën për rini e inovacion. Do të ndërtojmë parqe hapësira për rekreacion”, deklaroi kreu i VV-së, Albin Kurti.

Në fjalën e tij, Halil Thaçi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Obiliqit, bashkëqytetarëve të tij u premtoi se nëse merr besimin e tyre, do të realizojë shumë projekte. Përmirësimi i ambientit, trajtimi i ujërave të zeza, nga 20 mijë euro në vit për çdo klub sportiv, shkolla e çerdhe të reja, plan zhvillimor për qytetin dhe ngrohje qendrore për banorët e kësaj komune, janë vetëm disa prej projekteve të premtuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *