Juristi Kadri Kryeziu reagon pas aktgjykimit: Formulime të çuditshme, por një zhvillim shumë i mirë për Kosovën
Juristi Kadri Kryeziu ka reaguar në rrjetin social Facebook pas publikimit të aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Ai ka thënë se e ka lexuar vendimin e plotë dhe ka vërejtur “formulime të çuditshme, zgjidhje deus ex machina dhe tone politike të maskuara si postulate juridike”.
Ai ka theksuar se Gjykata ka hequr “veton e madhe që rrezikonte të bllokonte funksionimin e Kuvendit”, duke e cilësuar këtë si një zhvillim pozitiv për vendin.
Reagimi në Facebook:
E lexova Aktgjykimin e plotë. Formulime të çuditshme, zgjidhje deus ex machina, e madje edhe tone politike të maskuara si postulate juridike.
Por nuk do të ngutem me konstatime pa e analizuar mirë e mirë.
Megjithatë, një gjë është e qartë: Gjykata ka hequr veton e madhe, atë që rrezikonte të bllokonte funksionimin e Kuvendit — dhe kjo është një zhvillim shumë i mirë.