Për dy gjëra”, publicisti serb “zbulon” prapaskenën e deklaratës së Vuçiqit se “të gjithë po përgatiten për luftë”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar të premten se “të gjithë po përgatiten për luftë”, duke sugjeruar se situata ndërkombëtare është në prag të një konflikti të madh.
Ai ka thënë gjithashtu se Kosova po përpiqet ta shfrytëzojë këtë kohë “para luftës” për të bindur shumicën e vendeve evropiane dhe anëtarët e NATO-s që ta mbështesin Kosovën.
Këto komente, Vuçiq i bëri si reagim ndaj një pyetjeje të një gazetari, lidhur me thirrjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që Evropa të parandalojë taktikat agresive dhe destabilizuese të Serbisë ndaj fqinjëve të saj.
Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), të mbajtur në Kopenhagë, Vuçiq paralajmëroi për përshkallëzim global:
Силна потенција дури и по 70 години! Рецептот е едноставен
Testoy
Габата се плаши од ова како оган!
Mikoherb
Нов, брз и ефикасен начин за враќање на слухот
U Caps
“Bota do të bëhet gjithnjë e më e vështirë. Mendoj se po shkojmë drejt një konflikti të madh. E dimë tashmë se do të ketë luftë, dhe do të ketë – po jua them unë – sepse e shoh çfarë po ndodh dhe si po përgatiten të gjithë. Askush nuk po përgatitet për bisedime. Të gjithë thjesht po shikojnë se kush do të jetë në anën e kujt. Po gërmojnë llogoret dhe po e presin fillimin.”
Pavarësisht deklaratave dramatike, Vuçiq nuk ofroi asnjë provë konkrete që do t’i mbështeste pretendimet për një luftë të afërt apo përgatitjet për të.
Në fund, ai theksoi se Serbia do të përpiqet të qëndrojë jashtë çdo konflikti të mundshëm, duke shtuar:
“Ne do të bëjmë çmos që të mos marrim pjesë në atë luftë.”
Publicisti serb, Zlatoje Martinov, thotë se Vuçiq e bën këtë për dy gjëra.
“Vuçiqi është i njohur për paraqitjet e tij “dramatike”. Ai thjesht nga asgjë krijon një tension dramatik. As kjo që ka deklaruar nuk është përjashtim. Situata në botë është me të vërtetë serioze – Rusia, siç e shohim me dronët dhe fluturimet ajrore mbi territorin e Polonisë, Danimarkës dhe që nga dje edhe Gjermanisë, po teston durimin dhe vendosmërinë e demokracive perëndimore. E gjithë kjo, së bashku me përhapjen e lajmeve të rreme (fake neës), ka për qëllim të minojë Perëndimin dhe të shkaktojë pasiguri të përgjithshme te popullata. E gjithë kjo situatë i shërben Vuçiqit për dy gjëra: E para, për të frikësuar opinionin publik të brendshëm me rrezikun nga një luftë e supozuar dhe për të treguar se protestat studentore, në vend që të synojnë rrëzimin e pushtetit të tij (dhe demonstratat kundër tij që do të ndodhin më 1 nëntor, në përvjetorin e rënies së strehës në stacionin e autobusëve në Novi Sad), duhet të kthehen kah “mbrojtja e vendit”. E dyta, për të treguar opinionit të brendshëm se politika e tij e balancimit midis Lindjes dhe Perëndimit gjoja e shpëton Serbinë nga konflikti i armatosur”, deklaron Martinov për “Bota sot”.
Sipas tij, nuk ekziston asnjë kërcënim nga Kosova drejt Serbisë, por mund të jetë e kundërta.
Megjithatë, Serbia nuk është në pozitë për ta kërcënuar Kosovën, thotë Martinov.
“Pjesa e dytë e deklaratës së tij për Kosovën, të cilën gjoja po përpiqet “para luftës” (!!!) t’i bindë anëtaret e NATO-s që ta mbështesin, është pa kuptim. Së pari, shumica e anëtarëve të NATO-s e kanë njohur Kosovën, dhe së dyti, nuk ekziston asnjë kërcënim nga Kosova drejt Serbisë. Më tepër mund të thuhet – duke pasur parasysh ngjarjet e mëhershme në Banjskë – se situata mund të jetë e kundërta.
Megjithatë, Serbia nuk është në pozitë për t’i kërcënuar Kosovës, sepse ka shumë probleme të brendshme dhe marrëdhëniet me Perëndimin nuk janë aspak të mira. Në Perëndim, Vuçiqi është vetëm i toleruar për arsye pragmatike (resurset natyrore të Serbisë nga njëra anë dhe frika e BE-së që të mos orientohet plotësisht drejt Rusisë, nga ana tjetër), por nuk është më një faktor të cilit mund t’i besohet plotësisht”, shton publicisti.