TË FUNDIT

Kurti kërkon përkrahje për Çekun: Zgjedhjet e 12 tetorit janë referendum për kryeqytetin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një videoadresimi në profilin e tij në Facebook, ka kërkuar përkrahje për kandidatin e VV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku. Ai ka thënë se zgjedhjet e 12 tetorit janë referendum për të ardhmen e kryeqytetit.

Sipas tij, zgjedhja është e thjeshtë: ose për Prishtinën e stagnimit, privatizimit e korrupsionit, ose për Prishtinën e barazisë, zhvillimit dhe vizionit.

“Zgjedhja e duhur është vetëm një: Hajrulla Çeku. Një njeri i thjeshtë, i përkushtuar, i ditur, i kulturuar, e me rezultate të mëdha. Hajra është profesionist i vërtetë. Para së gjithash, me magjistraturë në Qeverisje dhe Zhvillim Lokal, ai e ka dëshmuar veten si një nga ministrat më të mirë që ka pasur Kosova. E mbi të gjitha, është vizionar: me platformën ‘Prishtina 2035’, ai ka një plan të qartë për një Prishtinë funksionale, të pastër, të gjelbër e përplot jetë. Me Hajrën kryetar, Prishtina do të bëhet qyteti që frymon zhvillim, kulturë, sport e inovacion”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *