POLITIKATË FUNDIT

I dyshuari për vrasjen e fqinjit me 10 plumba, kërcënon publikisht nga arratia: Mos ma sprovo durimin, sepse…

Në shtator të këtij viti, fshati Llapashticë i Podujevës u trondit nga një ngjarje e rëndë, kur një burrë u vra me armë zjarri brenda një veture. Viktima u identifikua si Bashkim Spahiu, banor i fshatit Gllamnik, ndërsa i dyshuari për vrasjen është Arbër Havolli.

Spahiu kishte shkuar në shtëpinë e të dyshuarit në Llapashticë. Aty, Havolli dyshohet se ka qëlluar 10 herë me armë në drejtim të Spahiut, duke e lënë të vdekur brenda një veture të tipit Opel.

Megjithëse kanë kaluar rreth një muaj nga kjo ngjarje tragjike, Arbër Havolli ende nuk është arrestuar. Përkundrazi, ai ka vazhduar të jetë aktiv në rrjetet sociale.

Nga arratia, ai ka postuar një video në llogarinë e tij në TikTok, ku në sfondin e disa fotove të tij dëgjohet një mesazh kërcënues:

“Mos më vë kurrë në një pozitë ku më duhet të të tregoj sa i ftohtë dhe i pamëshirshëm mund të jem. Mos e sprovo durimin tim, sepse mund të jem njeriu më i sjellshëm dhe më i ëmbël që ke takuar ndonjëherë, por sapo të arrij kufirin tim, do të më shohësh duke bërë gjëra që askush nuk do ta kishte imagjinuar se do të isha në gjendje të bëja”, është mesazhi i vendosur në videon e publikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *