Shqipëria në luftë: Kryekomandanti i pesticideve!
Rusia e pushtoi Ukrainën me tanke.
Izraeli e Palestina luftojnë me gjak. Tragjeditë e tyre shihen, dokumentohen, numërohen.
– Por Shqipëria e Edi Ramës ka vite që bën një luftë tjetër: një luftë me pesticide.
– Një luftë e padukshme, pa krisma, pa viktima në kamera…por me viktima çdo ditë, në çdo tryezë e në spitale.
– Çka hamë ne?
– Domatet, specat, pjeshkët, çdo ushqim shqiptar është i larë me helm.
– Kroacia i groposi specat shqiptarë nën dhe, Bosnja e Sllovenia i kthyen mbrapsht, BE-ja i bllokoi.
– Europa nuk i pranon, por shqiptarët i hanë.
– Kosovën askush nuk e pyet: këtu na vjen ‘helmi” i paketuar me buzëqeshje, pa doganë dhe pa ndërgjegje.
– Kjo nuk është bujqësi, është krim ushqimor.
– Një ushtri bujqish, të mbrojtur nga shteti, që helmojnë popullin në emër të tregut.
– Dhe mbi ta, kryekomandanti i Shqipërisë, Edi Rama, ku topat e tij janë pesticide.
– Po pse nuk e bën një batutë edhe me pesticidet, zoti Kryeministër?
– Një humor me speca helmues, si ato batutat e Trump-it që e bëjnë seriozen të duket qesharake… por këtu, tragjedia është reale.
– Apo nuk të qeshet me vdekjen e ngadaltë dhe të fshehtë?
– Shqipëria sot është më e rrezikshme se çdo armik i jashtëm: një laborator i krimit ushqimor.
– Një shtet që eksporton vrer, helm e rrena, që ndërton “suksese” mbi trupat e qytetarëve të vet.
P.S. (Mallkim i trashëguar)
“Çanakalaja brenda,
Një bunar n’mjedis,
Mos e pini ujtë, o vllazën,
E kanë zeherlisë…”