Maqedonci dhe Munsch, diskutojnë për sigurinë në rajon
Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me Komandantin e Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli (Allied Joint Force Command Naples), Admiral Stuart Benjamin Munsch.
Gjatë takimit, u diskutua mbi gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë dhe më gjerë në rajon, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në fokus të bisedës ishte edhe forcimi i bashkëpunimit të ndërsjellë me misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Maqedonci falënderoi Admiral Munsch për përkrahjen e vazhdueshme të NATO-s dhe për kontributin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend. Ai vlerësoi se bashkëpunimi i ngushtë me KFOR-in është kyç për stabilitetin e Kosovës dhe rajonit.
Në këtë takim, Maqedonci i shprehu mirëseardhje dhe suksese në detyrë edhe komandantit të ri të KFOR-it, Gjeneralit turk Ozkan Ulutaş, i cili është rizgjedhur për të udhëhequr këtë mision.