TË FUNDIT

Baton Haxhiu sulmon Kurtin: Narrativa e tij është në linjën e Serbisë

Kur Baton Haxhiu flet për “rrezikimin e pavarësisë”, ai në fakt përsërit propagandën e Beogradit. Publiku duhet të dijë se ky analist ka deklaruar hapur se veriu i Kosovës duhet t’i jepet Serbisë dhe ka qenë bashkëpunëtor i regjimit të Millosheviqit.
Analisti Baton Haxhiu, në një intervistë për ABC News, e akuzoi kryeministrin në detyrë Albin Kurti për populizëm dhe “delir politik”, duke thënë se me veprimet e tij rrezikon pavarësinë e Kosovës dhe Pakon e Ahtisarit. Por deklaratat e tij janë pjesë e një narrative të njohur – asaj që vjen nga Beogradi dhe që synon ta paraqesë Kosovën si të brishtë.

Në paraqitjen e tij televizive, Baton Haxhiu deklaroi se Kurti “është i paarsyeshëm politikisht”, se “pavarësia e Kosovës është ndërtuar mbi Pakon e Ahtisarit” dhe se çdo tentim për ta kaluar atë “rrezikon gjithçka që është krijuar”. Ai shtoi se “evropianët dhe amerikanët janë të shqetësuar” dhe paralajmëroi se ambasadat e Kosovës mund të degradohen në “nivel të dytë e të tretë”.

Por këto deklarata nuk janë të reja. Baton Haxhiu prej vitesh është i njohur për qëndrimet e tij në favor të Serbisë. Vetë ai ka thënë publikisht se veriu i Kosovës duhet t’i jepet Beogradit, ndërsa është dokumentuar për lidhjet e tij me regjimin e Millosheviqit.

Narrativa që ai përdor – se pa Pakon e Ahtisarit Kosova rrezikon të shembet – është në fakt narrativë serbe, që ka për qëllim ta mbajë Kosovën të kufizuar në kompetenca dhe të pamundur për të forcuar sovranitetin. Pakoja e Ahtisarit ishte bazë për shpalljen e pavarësisë, por nuk është e vetmja formë e mundshme e shtetit të Kosovës.

Në këtë kuadër, kur Baton Haxhiu sulmon një lider të Kosovës, publiku duhet të lexojë të kundërtën: çdo veprim që ai kritikon është në interes të shtetit dhe i kundërshton planet e Serbisë. / BS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *