Kelmendi: Gratë dhe vajzat e Pejës do të jenë gjithmonë në qendër të qeverisjes sonë
Kandidati për kryetar të Komunës së Pejës nga Lëvizja Vetëvendosje, Taulant Kelmendi, ka zhvilluar takim me gratë dhe vajzat e komunës, ku ka theksuar rolin e pazëvendësueshëm që ato luajnë në jetën shoqërore dhe zhvillimin e komunitetit.
Gjatë këtij takimi, Kelmendi shprehu mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e tyre të përditshëm, duke theksuar se qeverisja e tij do të ketë në qendër fuqizimin dhe përfshirjen aktive të grave në vendimmarrje.
“Gratë dhe vajzat e Pejës janë zemra e lagjeve dhe bashkësive tona. Me punën e tyre ato mbajnë gjallë shoqërinë dhe në qeverisjen tonë do të jenë gjithmonë në qendër,” u shpreh ai.
Ai gjithashtu falënderoi pjesëmarrëset për mbështetjen dhe guximin që po tregojnë në këtë proces zgjedhor: “Faleminderit për mbështetjen dhe guximin. Bashkë për Pejën!”.