TË FUNDIT

Çeku: Unaza e Prishtinës duhej të fillonte më herët, kryetari aktual e ktheu buxhetin mbrapa

Në debatin e mbrëmshëm në RTV Dukagjini, kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, tha se projekti i unazës së kryeqytetit është dashur të kishte nisur shumë më herët dhe akuzoi kryetarin aktual për vonesat e shkaktuara.

“Propozimi im është që unaza e Prishtinës të ndërtohet dhe të fillojë menjëherë. Të njëjtën çasje ka mundur ta ketë edhe kryetari aktual i Prishtinës. Me vite të tëra e ka kthyer buxhetin mbrapa, dhjetëra miliona euro që nuk ka arritur t’i shpenzojë”, u shpreh Çeku.

Ai shtoi se Komuna ka pasur mundësi të niste segmentet e para të projektit, pasi marrëveshja me BERZH-in është miratuar në Kuvend.

“Para shpronësimit, është dashur të sigurohej trasa, që të mos ketë ndërtime të reja. Disa punë kanë mundur të kryhen që më herët”, theksoi Çeku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *