Artan Abrashi zotohet për 6 çerdhe të reja në Prizren
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prizren, Artan Abrashi në programin e tij për mandatin qeverisës në këtë komunë ka shpalosur programin që përmban disa pika.
Një pikë kyçe është edhe pjesa e shkollimit dhe edukimit. Ndër të tjera Abrashi ka theksuar ndërtimin e 4 çerdheve të reja publike në lagjet e fshatrat ku mungojnë ato, ndërkaq në bashkëpunim me Qeverinë ai është zotuar edhe për 2 çerdhe shtesë.