TË FUNDIT

Sot na kërkojnë të japim tokë” – Publicisti Mekuli ngre alarmin dhe ‘shpërthen’ me kritika

“Sot na kërkojnë të japim tokë” – Publicisti Mekuli ngre alarmin dhe ‘shpërthen’ me kritika
Aktuale
“Sot na kërkojnë të japim tokë” – Publicisti Mekuli ngre alarmin dhe ‘shpërthen’ me kritika
Nga: A.M Më: 29 shtator 2025 Në ora: 19:50

Publicisti Gëzim Mekuli
Publicisti Gëzim Mekuli ka reaguar ashpër ndaj qasjes ndërkombëtare, që sipas tij, vazhdon të kërkojë nga Kosova sakrifica të njëanshme në raport me Serbinë.

Në një reagim në Facebook, Mekuli ngrru alarmin se Kosova po shtyhet sërish të luajë rolin e viktimës “që shpëton agresorin”, duke krahasuar logjikën aktuale politike me padrejtësitë historike ndaj shqiptarëve që nga viti 1878 e deri te vitet ’90.

Ai e quan këtë një “idiotësi politike”, një “poshtërim moral” dhe një padrejtësi që i kërkon Kosovës të japë territor në emër të paqes, ndërkohë që Serbia nuk përballet me krimet e veta, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Testoy
Силна потенција дури и по 70 години! Рецептот е едноставен
Научете повеќе
Kosova nuk është patericë e Serbisë

Në vitet ’90, kur Serbia e moçme na mbante nën pushtim, kur burgoste, vriste e dëbonte shqiptarë, disa diplomatë na thoshin: “Merrni pjesë në zgjedhjet e Serbisë, se kështu do ta demokratizoni Beogradin.” Ishte fyerja më e madhe: viktima të shërbejë si oksigjen politik për kriminelin (Serbinë).

Si në 1912-ën!

Sot, në vitin 2025, e njëjta mendësi po na imponohet me ambalazh tjetër: “Lëshoni territore, pranoni marrëveshje të padrejta, se ndryshe Serbia shkon me Rusinë.” Pra, përsëri Kosova të sakrifikohet që Serbia të duket e “përmirësuar”. Si në 1878-ën

Të dashur lexues,

Atëherë na kërkonin të jepnim vota për Serbinë; Sot na kërkojnë të japim tokë për Serbinë. Atëherë na ngarkonin me barrën e demokratizimit të pushtuesit. Sot me barrën e shpëtimit të tij nga Moska.

Kjo është idiotësi politike, ky është poshtërim moral dhe padrejtësi historike. Serbia nuk demokratizohet duke i falur territore, por duke u ballafaquar me krimet e veta.

Kosova, shqiptarët, nuk kanë borxh të shpëtojnë Beogradin; as dje, as sot, as nesër.

Apo jo Edi Rama?!

Apo jo Ramush?

Apo jo Hashim?,

Apo jo Isa Mustafë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *