100 ditët e fundit të procesit në Hagë ndaj Thaçit dhe të tjerëve, cili do të jetë fati i tyre
Gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është në një fazë shumë të ndjeshme dhe vendimtare. Procesi ka hyrë në fazën e fundit të administrimit të provave dhe pritet që brenda vitit të ardhshëm të fillojnë fjalët përmbyllëse, që do të paraprijnë edhe aktgjykimin.
Prokuroria ka paraqitur një numër të madh provash dhe dëshmitarësh, me synim të argumentojë se Thaçi dhe të tjerët kishin rol komandues dhe përgjegjësi për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Mbrojtja në anën tjetër ka sfiduar besueshmërinë e dëshmitarëve, ka theksuar mungesën e provave direkte dhe ka argumentuar se procesi është politik dhe selektiv.
Është e vështirë të parashikohet me saktësi nëse do të ketë dënim apo lirime, pasi gjithçka varet nga mënyra se si gjykatësit do t’i vlerësojnë provat e paraqitura. Ekziston mundësia që disa akuza të mbahen dhe të ketë dënime të pjesshme, ndërsa për disa pika të akuzës të ketë shfajësim.Vendimi final pritet të ketë peshë të madhe politike dhe historike, sepse për herë të parë në këtë shkallë gjykohet udhëheqësia më e lartë e UÇK-së.
Në këtë prizëm skenarët e mundshëm janë:të ketë dënime të pjesshme (më i mundshmi sipas praktikës së gjykatave ndërkombëtare) ose të ketë lirime për disa akuza, nëse ato nuk arsyetohen me prova të fortaKështu që është e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodh, gjithësesi opsioni më i mundur ështē dënim i pjesshëm.
Në 100 ditë e fundit të këtij procesi të gjatë pritet me ankth se çfarë do të ndodh me fatin e Thaçit dhe tre të tjerëve.