Ushtria e Kosovës përgatit “snajperët fantazmë” – precizë, të shpejtë dhe të padukshëm!
Forca e Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar një trajnim të specializuar për qitje në distanca të largëta, me qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake të pjesëtarëve të saj.
Në kuadër të këtij programi, ushtarakët janë përgatitur për t’u certifikuar si snajperistë profesionalë operativë, të aftë të përdorin kalibra të ndryshëm sipas standardeve bashkëkohore ushtarake.
FSK thekson se do të vazhdojë përkushtimin për zhvillimin dhe profesionalizimin e pjesëtarëve të saj, në përputhje me kërkesat moderne të mbrojtjes dhe sigurisë.