Pse nuk jemi bashkuar kurrë? – Ngjela me një thirrje për shtetet shqiptare, prek ‘nervin’ kombëtar
Pyetja për bashkimin kombëtar të shqiptarëve mbetet një nga çështjet më të ndjeshme dhe komplekse të historisë dhe politikës sonë.
E për këtë ccështje, ka reaguar avokati shqiptar, Spartak Ngjela, i cili duke reflektuar mbi realitetin e sotëm ku ekzistojnë dy shtete shqiptare – Shqipëria dhe Kosova – ngre dyshimin e fortë pse, pavarësisht prej elitave intelektuale dhe artistike të mëdha, nuk ka një lëvizje të fuqishme për bashkimin e tyre.
Përmes analizës së tij, ai thekson se mungesa e bashkimit nuk është thjesht një çështje historike, por një reflektim i thellë i vështirësive të udhëheqjes politike dhe interesave të kundërta që pengojnë këtë ëndërr kombëtare, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Pra disa vitesh më pyetën në një takim: Si shpjegohet që janë aktualisht dy shtete shqiptare Shqipëria dhe Kosova; janë dy flukse intelektualësh mendimtarë: shkrimtarë; filozofë; mendimtarë të njohur; artistë dhe aktorë të mëdhenj në rang evropian e botëror – por askush nuk flet për bashkimin kombëtar?
Nuk kisha se çfsrë t’i thosha, sepse pyetja me brendinë e saj ishte e vërtetë.
Por pas pak kohësh, duke e rrahur me mend pyetjen që shkrova në lart; arrita në konkluzionin tim se:
Në thelb, si rregull, bashkimi kombëtar është bashkimi i dy shoqërive të një gjuhe e të një kombësisie, por bashkimi vjen gjithmonë nga ndërgjegjja kombëtare e liderëve.
Prandaj, pikërisht këtu lind kjo pyetje që e mban të vërtetën brenda saj:
Që nga koha e Gjergj Kastriot Skënderbeut, a ka pasur ndonjë rast kur të jenë bashkuar shqiptarët?
Jo nuk ka asnjë rast; por duhet të kujtohemi që në kohën e Skenderbeut bashkimi ishte i detyrueshëm kundër pushtimit turk.
Po në luftën e dytë botërore?
Ai ishte një rast i volitshëm, por luftën partizane në Shqipëri e drejtonte Jugosllavia; domerhënë Serbia. Domethënë e drejtonin pushtuesit shekullorë.
Por, Lufta e Dytë Botërore solli një risi historike për shqiptarinë: sepse federata e Jugosllavisë i njohu shqiptarët e Kosovës si Krahina Autonome e Kosovës.
Dhe ja, pikërisht këtu erdhi e filloi historia e re e shqiptarisë, e cila po vijon edhe sot me dy shtete shqiptare.
Por nuk janë vetëm dy shtete shqiptare, sepse në pritje historike kuptohet se janë edhe dy shtete të tjerë shqiptare: Çamëria dhe Maqedonia e Veriut.
Dhe po ta shohësh nën një prizëm historik, pikërisht këtu e në këtë kohë, në botën shqiptare ka filluar së brendshmi të rilindë kërkesa historike e Rilindjes Kombltare: bashkimi kombëtar.
Por pyetja që ngrihet këtu është kjo:
Kush po e ndalon bashkimin kombëtar të shqiptarisë në Gadishullin Ilirik?
Këtë bashkim po e ndalon paaftësia historike e liderëve politikë të dy vendeve; sepse kuptohet që te këta liderë ekzistojnë dy faktorë interesash që e ndalojnë këtë bashkim:
Interesi serb i atyre liderëve që kanë qenë e janë në sherbim të Serbisë; dhe:
Interesi personal i pushtetarëve të lartë në Prishtinë, të cilët janë të prekur nga sëmundja e vjetër arbërore e princave shqiptarë që gjithmonë kanë thënë:
Ose unë në krye për ta drejtuar Arbërinë, ose asnjëri prej nesh.
Dhe ja; prandaj pikërisht këtu, në këtë pikë po ndodhemi ne në këtë kohë historike e cila po na thërret për BASHKIMIN e Shqipërisë Etnike.