TË FUNDIT

Kadri Kryeziu reagon ndaj kërkesës së ambasadorit britanik

Juristi Kadri Kryeziu tha se respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është normë dhe ka theksuar se kërkesa e ambasadorit britanik për një “zotim të ri” duket si kërkesë për kapitullim.

Kryeziu theksoi se Kosova gjithmonë ka respektuar vendimet e gjykatës dhe se kapitullimi nuk është opsion.

Postimi i plotë:

Respektimi i Gjykatës është Normë. Po çfarë kërkon Ambasadori Britanik?

Kosova ka rrëzuar presidentë, ka shembur qeveri dhe ka prishur koalicione — gjithmonë duke respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kjo nuk është thjesht statistikë, është sakrificë për shtetin. Dhe në këtë pikë qëndrojmë më mirë se shumica e Evropës.

E megjithatë… Ambasadori Britanik na kërkon të bëjmë një zotim të ri për respektimin e vendimeve. 🤔 Zotim për çfarë? Për diçka që e kemi bërë gjithmonë, apo për një vendim që ai tashmë e di se çfarë përmban?

Mos vallë e di që po futet një VETO — dhe “zotimi” i tij është, në fakt, kërkesë për kapitullim? Nëse është kështu, le ta thotë hapur: nuk po na fton të tregojmë respekt, por të firmosim dorëzimin. Respekti është normë këtu. Kapitullimi jo. Dhe kush na thërret ta pranojmë, thjesht nuk e njeh Kosovën dhe vendosmërinë e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *