TË FUNDIT

“Vetëvendosje ndali proceset negative për Kosovën” – Prof. Haskuka: Ka rikthyer besimin në institucione

Prof. Asoc. Dr. Mytaher Haskuka, ish-deputet dhe Shef i Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, ka folur për ndryshimet dhe ndikimin që Lëvizja Vetëvendosje ka pasur në arenën politike.

Haskuka ka theksuar se fitoret e Lëvizjes Vetëvendosje kanë sjellë ndryshime rrënjësore në skenën politike dhe në jetën e qytetarëve.

“Fitoret e Lëvizjes Vetëvendosje kanë ndikuar në ndryshime të mëdha si në politikë, por edhe në jetën e qytetarëve. Së pari, Lëvizja ka ndalur shumë procese negative për Kosovën, ka kthyer besimin e qytetarëve në institucione, sipas UNDP, tanimë korrupsioni nuk është problemi kryesor i qytetarëve” , është shprehur ai.

Prof. Haskuka ka veçuar disa nga politikat sociale të cilat, sipas tij, kanë ndikuar pozitivisht në jetën e qytetarëve.

“Bruto produkti vendor deri në vitin 2020 ka qenë rreth 6 miliardë Euro, ndërsa në vitin 2024 ka kaluar 10 miliardë Euro, kjo është një rritje historike me më shumë se 60%. Më shumë se 60% është rritur edhe buxheti i Kosovës, me rritjen e tyre janë rritur edhe pagat në sektorin publik, mesatarisht janë rritur për 60%. Eksportet janë trefishuar. Për herë të parë kemi shtesat për lehonat dhe shtesat për fëmijë”, është shprehur ai.

Gjithashtu, Haskuka ka theksuar se buxheti i Kosovës po rritet dhe po shpërndahet te familjet në nevojë.

Për më tepër, ai ka shtuar se për herë të parë që nga pavarësia, një qeveri ka arritur të përfundojë mandatin e saj katërvjeçar, ndonëse theksoi se ende ka shumë punë për të bërë.

“Pra, buxheti i Kosovës po rritet dhe ai po shpërndahet tek familjet që kanë më së shumti nevojë për mbështetje. Tani, sipas raporteve ndërkombëtare, Kosova është vendi më demokratik me qeverisjen më transparente në rajon. Që nga pavarësia deri në vitin 2024 nuk kemi pasur asnjë qeveri, e cila ka kryer mandatin e saj 4-vjeçar, edhe kjo është një arritje në vete. Por ka ende shumë punë për të bërë”, ka deklaruar Haskuka në një intervistë për gazetën “Bota Sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *