Momenti i rëndë kur Gjesti merr lajmin e trishtë [Video]
Fituesi i Big Brother VIP Albania, Gjesti, ka përjetuar dhimbjen më të madhe, pasi vëllai i tij ndërroi jetë pas një aksidenti trafiku në fshatin Qungur të Pejës.
I tronditur nga lajmi i rëndë, ai ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku emocionet e forta kanë shpërthyer në mënyrën më të dhimbshme.
Pamjet e shpërndara nga vendi i ngjarjes kanë tronditur publikun, ku shihet Gjesti i ulur në tokë, i shokuar dhe i mbytur në lot, duke thirrur me dënesë: “O vëllai jem bre”.
Momente tepër emocionale tregojnë dhimbjen e artistit, teksa njerëzit përreth përpiqen ta qetësojnë dhe ta ndihmojnë të ngrihet në këmbë.
Kjo humbje ka prekur familjen e tij, duke lënë një boshllëk të madh në zemrat e të afërmve dhe miqve.
Në rrjete sociale, ndjekësit dhe figura publike kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre, duke i qëndruar pranë në këtë moment tragjik ku Gjesti përjetoi dhimbjen më të madhe të jetës. /telegrafi