Mbishkrim skandaloz në SHBA, Preqi: Serbia përhap shpifje – Kosova përgjigjet me fakte
Serbia po vazhdon fushatën e saj të propagandës kundër Republikës së Kosovës, duke përhapur dezinformata, përfshirë edhe një mbishkrim skandaloz të shfaqur në Nju Jork, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qytetarë të Kosovës kanë fotografuar një automjet në të cilin ishte vendosur mbishkrimi: “Kurti dhe administrata e tij arrestojnë dhe shqetësojnë fëmijët serbë”.
Këto pretendime konsiderohen shpifje të pabazuara, gjë që dëshmohet më së miri nga të dhënat e Institutit Amerikan Gallup.
Sipas raportit të fundit të këtij instituti, Kosova është renditur e para në Evropë dhe e treta në botë në Indeksin për Ligj dhe Rend, duke grumbulluar 94 pikë nga 100 të mundshme.
Në një prononcim për “Bota Sot”, Dedë Preqi është shprehur se propagandat dhe shantazhet e Serbisë ndaj Kosovës nuk janë diçka e re.
ImageDedë PreqiFoto galeri
Ai ka kritikuar edhe propagandat e fundit serbe në SHBA kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke i quajtur shpifje dhe gënjeshtra shoveniste, pasi në Kosovë nuk arrestohen fëmijët, por vetëm kriminelët.
“Propagandat dhe shantazhet e Serbisë ndaj Dardanisë antike, apo Kosovës së sotme, nuk janë risi, sepse e kanë gjenezën shumë të vjetër që prej atëherë kur ardhacakët serb zbritën prej Karpateve të Rusisë, dhe arritën me tenda në Gadishullin Ballkanik, duke pushtuar toka dhe teritore të huaja.
Vetë shteti i Serbisë, u formue dhe u ndërtua mbi propaganden serbe, përmes të cilave njerëzit e këtij vendi vunë nën kontrollë pronat dhe teritoret e huaja, duke pushtuar dhe u zgjeruar në këtë mënyrë, përmes preteksteve dhe luftrave të vazhdueshme.
Prandaj, edhe propagandat e fundit që ndërmerr shteti i Serbisë, në SHBA, duke vendosur mbishkrimet e kryeministrit të Kosovës, z Albin Kurti, në mjetet lëvizëse, kinse ky njeri po i arreston dhe po i shqetëson fëmijët serb, janë shpifje dhe gënjeshtra të ndyta serbe, që e tregojnë fytyrën e vërtetë shofene, sepse në këtë vend nuk po arrestohen fëmijët e ascilit, por vetëm kriminelët”, ka thënë ai.
Më tej, Preqi ka pohuar se Kurti ka sjellë demokraci, rend dhe respekt për të drejtat e të gjithë qytetarëve dhe minoriteteve.
Sipas tij, nëse Kurti do të ishte autoritar ndaj minoriteteve, nuk do të lejohej të vizitonte SHBA-në për Asamblenë e OKB-së.
“Kjo Serbi, nuk ka ndryshuar aspak nga e kaluara e saj fashizoide, e cila po investon në forma të ndryshme përmes lobimeve dhe propagandave të lloj-llojshme, kundër shqiptarëve dhe shtetit të pavarur demokratik, sepse i brengos fakti, se nuk është ajo Kosova e pushtuar e më hershme, por sot në këtë vend ka ligje dhe rend.
Nuk është aspak e vërtetë, se “regjimi” i kryeministrit Kurti, po i shqetëson dhe po i arreston fëmijët serb në Kosovë, duke ditur se kryeministri në fjalë nuk sjelli asnjë lloj regjimi dhe autokracie në këtë vend, por përkundrazi sjelli vlera të demokracisë, rend dhe ligj, duke respektuar të drejtat e çdo qytetari dhe minoriteti në këtë vend pa dallim.
Po sikur Albin Kurti, do të përdorte një lloj regjimi të një denegrimi të tillë ndaj një minoriteti në vendin e vet, kryeministri i Kosovës, z.Kurti, nuk do lejohej të udhëtonte këto ditë për një vizitë në SHBA, ku po merr pjesë në nivele të larta të Asmblesë së Kombeve të Bashkuara.
Po shihet qartë, se Serbia me qëllimet e veta po orvatet çdo sukses dhe progres të Kosovës, ta shdërroj në regres dhe propagandë, por politika dhe diploamcia e Kosovës po e tregon në praktikë të vërtetën e vet, të cilën edhe bota demokratike do ta lakmonte”, ka vlerësuar ai.
Po ashtu, Preqi ka përmendur raportin e Institut Gallup si fakt për ta demantuar propagandat serbe, të cilat mbeten vetëm shpifje dhe gënjeshtra.
“Do të ishte një sukses i madh për vendin tonë, kur këto ditë një raport i rëndësishëm ndërkombëtar, që raporton për Kosovën, e cila rënditet në vend të parë në Evropë dhe e treta në botë në Indeksin për Rend dhe Ligj, që u publikua nga instituti hulumtues amerikan ë Gallup », që do të thotë se, për vendin tonë është një arritje historike, tregon edhe marrëdhëniet në mes këtyre dy vendeve janë shumë të thella.
Dhe sipas këtyre raporteve ndërkombëtare, që mbështesin një fakt të vërtetë mbi vendin tonë, duke treguar përkushtimin e institucioneve të këtij vendi dhe në aspektin e sigurisë, në të njëjtën kohë e demantojnë në praktikë luftën hibride dhe propagandat e Serbisë, dhe mu për atë, Serbisë nuk i ka mbetë gjë tjetër, vetëm të ushqehet me shpifje dhe propaganda të fabrikuara”, ka potencuar ai.
Në fund, Kosova ka marrëdhënie të forta dhe miqësore me SHBA-në, duke u treguar përmes takimeve të Kurtit dhe Osmanit me zyrtarë amerikanë.
“Në përmbajtjen e kësaj natyre duhet të shtojmë se, në të njëjtën kohë në SHBA, qëndron edhe presidentje e Kosovës, z.Vjosa Osmani, e cila takohet me sekretarin amerikan z.Marko Rubio dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, z. Kaja Kallas, ndërsa, kryeministri i Kosovës, z.Albin Kurti, që në fillim të takimeve në SHBA, takoi kongresistin republikan Keith Serf, në Konsulatën e Kosovës, në Njujork, me të cilin bisedoi për fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, si dhe rrolin e diasporës në SHBA.
Vetë fakti tregon se Kosova me Amerikën, janë dy vende miqësore të pa ndashme me njëra-tjetren, dhe në marrëdhënie të shëndosha, dhe çdo orë e historisë që përjashton mundësinë e ndikimit të kësaj të vërtete, do kërcënohet vetë nga brenda, që do të ishte mirë që të nxirret në pah kjo pabesi, të cilën po e krijon dhe po e propagandon sot Serbia ndaj Kosovës”, ka përfunduar Preqi.