TË FUNDIT

Japonia sjell kompani investuese në Kosovë në nëntor

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se në Prishtinë do të mbahet një forum biznesor me pjesëmarrjen e ndërmarrjeve nga Japonia, të gatshme për të shqyrtuar mundësi investimi dhe bashkëpunimi ekonomik.

Rizvanolli, ka pritur dje në takim Ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama. Në këtë takim u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si dhe për organizimin e një forumi biznesor që do të mbahet në nëntor.

Forumi pritet të sjellë në Kosovë kompani japoneze të interesuara për investime dhe bashkëpunim ekonomik me ndërmarrjet vendore.

“Kënaqësi të pres në takim Ambasadorin e Japonisë Kiminori Iwama për të diskutuar mbi zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe mbi forumin biznesor që në nëntor do të sjellë në Kosovë kompani japoneze të interesuara për investime dhe bashkëpunim ekonomik”, ka shkruar Rizvanolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *