Rexhepi: Do të jem pjesë e qeverisë “Kurti 3”
Në kohën kur Kuvendi i Kosovës po përballet me një bllokadë të vazhdueshme dhe mungesë të funksionalitetit, ende nuk dihet se partia më e madhe Lëvizja Vetëvendosje a i ka numrat për qeverinë “Kurti 3”.
Por nëse ndodh një gjë e tillë, zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi do të jetë pjesë e kësaj qeverie.
Kështu deklaroi ajo për median.
“Po, natyrisht që do të jemi pjesë e qeverisë së re ‘Kurti 3’”, ka deklaruar ajo.