Pezullimi i dialogut strategjik, Baraliu: I padrejtë dhe absurd – Humbja e aleatëve më besnikë, siç janë shqiptarët, është një gabim
5 orë më parëPezullimi i dialogut strategjik, Baraliu: I padrejtë dhe absurd – Humbja e aleatëve më besnikë, siç janë shqiptarët, është një gabimShare Button Gazeta BlicProfesori universitar Mazllum Baraliu ka kritikuar pezullimin e mundësisë për një dialog strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë veprim si të padrejtë dhe të parakohshëm, raporton GazetaBlic.Baraliu në një intervistë për GazetaBlic, tha se ndonëse deri tani nuk ka pasur një dialog të tillë të mirëfilltë, pezullimi i mundësisë për një marrëveshje të tillë me Serbinë është një hap i gabuar.
“Unë mendoj që është i parakohshëm, i panevojshëm dhe i padrejtë. Fillimisht ndonjë dialog strategjik nuk mendoj se ka pasur as deri më tani por edhe po të kishte, t’ia jepsh Serbinë të drejtën para pak ditësh për të pasur marrëveshje për dialog strategjik me Amerikën, e dihet Serbia që është element destabilizues në ballkan dhe kundërshtues i perëndimit, edhe i Amerikës edhe i Evropës, dhe është në koalicon bashkëpunimi me të githa mënyrat me Kinën, Rusinë, Indinë e të tjerë, kjo është thjeshtë çështje për tu diskutuar dhe unë mendoj që është edhe e padrejtë, edhe jo reale por edhe absurde”, tha ai.Profesori theksoi gjithashtu se ky vendim është i dëmshëm për marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në, duke theksuar se humbja e aleatëve më të besueshëm të Kosovës, siç janë shqiptarët, është një gabim i rëndë.
“T’i humbsh aleatët më besnik të dëshmuar me dekada e shekuj siç janë shqiptarët gjithandej dhe ti jepësh privilegje dhe një mundësi dialogu është thjeshtë dicka që mendoj se nuk është në kohën e duhur dhe nuk është mënyra më e mirë e veprimit, ku unë mendoj se herët a vonë ka me u përmirësu sepse nuk është çasje e mirë ndaj aleatëve siç është Kosova dhe shqiptarët”, vlerësoi ai.Por sa u përket kritkave të partive opozitarë për këtë çështje, Baraliu thotë se ata nuk janë predikues të shenjtë, as të drejtësisë e as të mendimve të qytetarëve, ku këtë e cilëson si një propagandë politike.
Ai gjithashtu ka kritikuar edhe veprimin e ambasadës amerikane, ku takoi tre përfaqësuesit e opozitës, ku sipas tij me këtë veprim shihet se dikush është i dëshirueshëm e dikush i padëshirueshëm për ta, ku shton se ky anim dhe kjo ndërhyrje nuk është korrekte.“Nuk janë predikues të shenjtë, as të drejtësisë dhe as të mendimeve të qytetarëve, është propagandë politike. Fundi i fundit edhe ky veprimi i administratës përmes ambasadës amerikane që i thërret tre përfaqësuesit e opozitës tregon se dikush këtu është i dëshirueshëm e dikush i padëshirueshëm, dhe ky anim e kjo ndërhyrje nuk është parimore dhe nuk është korrekte”, theksoi tutje.
Sipas Baraliut, opozita po përpiqet ta “marrë fitoren në pjatë” duke penguar formimin e institucioneve të reja.Baraliu është shprehur se nuk është asnjëherë detyrë e një ambasade të ndërhyjë në proceset e brendshme të një shteti.
“Këta të opozitës tani po dëshirojnë t’ia marrin fitoren në pjatë duke penguar që të mos i konstituoj insitucionet e në anën tjetër ambasada amerikane është në funksion të saj dhe kjo në fushatë përseri në një fushatë lokale që ndikon edhe në zgjedhjet e parakohshme që mund të bëhen dhe mendoj që nga asnjë ambasadë as nuk është mision e as funksion i tyre dhe as nuk do të duhej të ishte. Kjo është ndërhyrje nëse dikuj i thu mos e bëjë këtë, bëje këtë, nuk kanë të drejtë askush ta bëj, ata nuk janë këtu as senzor e as gjygjtarë, ne i kemi gjykatat tona, ata duhet ta kryejn punën e tyre dhe me kanalet diplomatike”, u shpreh ai.
Profesori tregon se pse Albin Kurti është i pa preferuar nga ndërkombëtarët, ku sipas tij Kurti jo që nuk është i përshtatshëm por nuk u përgjigjet interesave të tyre.Tutja ai thekson se ne kemi interes shtetëror dhe obligime kushtetuese.
“I pa preferuar për arsye sepse po mendojnë edhe për atë ja kanë vu sanksionet evropiant, edhe amerikanët, tash ia kanë vu edhe nje sanksion tjetër duke hequr një mundësi dialogimi strategjik dhe me këto veprime po dëshmojmë që jo që nuk është i përshtashëm por nuk po u përgjigjet interesave të tyre, ata duan që ky të mos prek asgjë në veri dhe ta lë Serbinë këmbëkryq në Kosovë dhe ata mandej thonë stabilitet na duhet ne. Interesi jonë është më ndryshe, ne kemi interes shtetëror dhe obligime kushtetuese, kjo qeveri dhe këto institucione kanë obligime kushtetuese që të punojnë në frymën e ligjeve që kemi dhe kushtetutës që kemi, kushtetuta thotë se duhet me mbrojtë sovranitetitn dhe integritetin territorial”.