TË FUNDIT

Barileva pa ujë, kanalizim e ndriçim, Statovci premton zgjidhje për nevojat bazë të banorëve

Jeta Statovci, bartëse e listës “Guxo” për Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka ngritur shqetësimet e banorëve të Barilevës për mungesën e ujit të pijshëm, kanalizimit, ndriçimit publik dhe çerdhes në këtë fshat, duke e cilësuar këtë si realitet të papranueshëm për vitin 2025.

Ajo tha se nga Asambleja do të jetë zëri i qytetarëve për të përfshirë këto çështje në buxhet dhe investime, duke theksuar se fshatrat nuk duhet të mbesin të harruara.

“Ky realitet po i detyron shumë banorë të braktisin vendlindjen e tyre. Kjo nuk është vetëm padrejtësi, por edhe dështim i qeverisjes lokale.Nga Asambleja, ne do të jemi zëri i qytetarëve që çështja e çerdhes, kanalizimit, ndriçimit publik dhe qasjes në ujë të pijshëm të jenë të buxhetuara dhe të përfshira si investime të domosdoshme”, ka shkruar në postim.

Në takim ishin të pranishëm edhe kandidatët Isa Rexha dhe Gykhan Troshupa, të cilët shprehën zotimin për t’u kujdesur që fshatrat e Prishtinës të marrin vëmendjen që meritojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *