POLITIKATË FUNDIT

Çeku: Mandati i Ramës katastrofal, s’di qysh ka fytyrë me kërkuar edhe një

Kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku ka thënë se mandati i parë i kandidatit aktual, Përparim Rama ka qenë “katastrofal”.

Ai ka thënë se Rama me gjithë dështimet sipas tij, nuk do të duhej të kërkonte dhe një mandat.

“Një kryetar i papërgjegjshëm deri në këtë shkallë, parimisht, nuk ishte dashtë me kërkuar edhe një mandat të dytë. Ti mundesh me hy me vizionin më të mirë, idetë më mirë dhe në fund të kalojnë vitet, është moment i reflektimit. Nuk e di qysh mundet me pas fytyrë me kërkuar mandat të dytë me këtë rezultat katastrofal të mandatit të parë”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit”.

Ai ka thënë se në mungesë të rezultateve ata kanë përgatitur “rrëfime”. Çeku ka thënë se qeverisja në Prishtinë ka qenë më e korruptuar ndonjëherë në Kosovë

“Kur nuk kemi turp edhe e lyp të dytin, tash duhet me përgatit rrëfimin para zgjedhjeve, rrëfimi i tyre është bllokada. E para ke, ky është i Prizrenit me qasje deri në raciste dhe e dytë na kanë bllokuar. Nuk ka pas qeverisje në Kosovë që i ofrohet korrupsionit në Prishtinë. Dokumenti që e tregon këtë është raporti i Zyrës së Auditorit të vitit të kaluar”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *