OPINIONTË FUNDIT

Familja e Haki Imerit reagon pas dëshmisë së James Rubinit në Hagë

Familja e Haki Imerit ka reaguar ashpër ndaj dëshmisë së James Rubinit në Gjykatën e Hagës, duke e cilësuar atë si “një skenar të vjetëruar dhe të sajuar”. Sipas reagimit, Rubini është përpjekur ta paraqesë Hashim Thaçin si një figurë pa ndikim, ndërsa ka fajësuar shokët e tij dhe UÇK-në kolektivisht.

Ata e akuzojnë Rubinin për konflikt interesi, duke kujtuar se ka qenë i paguar nga taksapaguesit kosovarë për të lobuar për Thaçin. “Dëshmia e tij ishte plot kontradikta, pa fakte të reja dhe e mbështetur në retorikë politike,” thuhet në reagim.

Familja e Imerit thekson se gjykata kërkon fakte e dokumente dhe jo narrativa të sajuara, duke e përshkruar Rubinin si një “profet të rremë” që doli i zhveshur përballë së vërtetës.

Shkrimi i plotë:

Miq,

-Dëshmia e James Rubinit në Hagë kishte të gjitha shenjat e një skenari të vjetër e të lodhur, te kurdisur e tha edhe vet Rubini..’Jam pergaditur me qindra ore per kete Gjykim’..

-Ajo u shndërrua në një pasqyrë të qartë të një manipulimi historiografik të përpiktë..

-Rubin erdhi si ‘shpëtimtar’ i Hashim Thaçit. Ai qendisi një narrativë për të fshirë realitetin e hidhur dhe për t’i hequr fajin Thaçit.

-Dhe fajsuar shoket e e tij ..

-Nga fillimi, Rubin e paraqiti Thaçin si kukulle pa fuqi, një marionetë i manipuluar nga forca të errëta.I pa ditur …

-Kjo ishte një përpjekje për t’ia larguar përgjegjësinë e luftës dhe për ta fajësuar UÇK-në kolektivisht, siç kishte bërë administrata e tij në vitet 1998–99.

-Një pretendim i ndyrë, i qelbur dhe i sajuar.

-Por historia e tij u rrëzua në procesin gjyqësor.

-Nëse Thaçi ishte kaq i parëndësishëm, pse drejtonte negociatat gjatë luftës?

-Ky është një absurd i qartë.Gjate deshmise kontradiktat rrodhen si lumi..

-Për më tepër, Rubin kishte qenë i paguar nga taksapaguesit kosovarë për të lobuar për Thaçin.

– Kjo e bën dëshminë e tij konflikt interesi.

-Paradoksi nuk qëndron vetëm në fjalët boshe. Ai përsëriti akuza të vjetra pa sjellë prova të reja.

-Dikur, Thaçi pranoi në OKB se disa shokë të tij kishin shkelur kodin e luftës. Rubin e solli përsëri këtë dosje, me të njëjtat fjalë..

-Prokurori e goditi me një pyetje të thjeshtë: kush e njeh më mirë Thaçin, ju apo Rexhep Selimi që ka luftuar me të?

-Përgjigjja e Rubinit, “Unë,” ishte njëherë qesharake, pastaj absurde- tragjike.

-Një reflektim i pasinqertë i ambicies për t’u bërë protagonist në një histori që nuk i përket, atij as atyre qe mundohen ta shpetojne Thacin duke ua hedhur fajin te tjereve ..

-Gjykata nuk është vend për retorikë politike. Ajo kërkon fakte, dokumente dhe dëshmi të forta..

-Kontradiktat e Rubinit dolën qartë: dikur akuzonte UÇK-në për terrorizëm, sot mbrojtës i Thaçit, qe thoshte; herë i dobët, herë strateg i fuqishëm..

-Ajo që u zbulua nuk ishte e re. Ishte një skenar i vjetëruar për mbrojtjen e interesave personale dhe rrjeteve politike të errëta..

-Thaçi, sipas dëshmive, është një figurë politike që për dekada ka bërë lojëra të rrezikshme.

– Ka shkelur mbi shokët, ka bërë marrëveshje të fshehta me armikun dhe ka tregtuar territore..

-Ndërsa Rubin, i paguar me taksat e kosovarëve, vazhdon të recitojë dramën e vjetër: duke u perpelitur ta shpetoje lekuren e gjarpenit..

– Zoti Rubin,mësimi është i qartë: nuk ka shpëtimtarë pa fakte, as profetë pa të vërteta, nuk ka narrativë të qëndrueshme mbi trillime.

-Gjykata e Hagës nuk pranon maska.

-Ajo e zbuloi Rubinin si një profet të rremë, të zhveshur përballë së vërtetës.

-Në kështjellën e drejtësisë mbijeton vetëm e vërteta.

-Kur bien maskat, mbeten vetëm ata që vërtet përfaqësojnë popullin dhe drejtësinë, jo ata që luajnë rolin e shpëtimtarit me retorikë boshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *