OPINIONTË FUNDIT

“Deputetë në protestë, por jo në qëndrim”, Bytyçi befason me reagimin: Dilemat e PDK-së për pafajësinë e Thaçit

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar mbi protestën e zhvilluar në Hagë, gjatë ditë së djeshme, kundër Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë – një ngjarje që, sipas tij, nuk është vetëm shprehje e pakënaqësisë qytetare, por edhe reflektim i një strategjie më të gjerë politike, me ndikime të jashtme dhe të brendshme.

Ai hedh dyshime mbi heshtjen e deputetëve të PDK-së gjatë protestës, si dhe ironizon me qëndrimet kontradiktore të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e akuzon për qëndrime të luhatshme dhe përpjekje për të manipuluar diskursin publik në funksion të interesave të tij politike, përcjell “Bota sot”.

Me tone të forta kritike, ai trajtoi ndikimin që kjo gjykatë, por edhe qëndrimet e liderëve politikë shqiptarë, mund të kenë në skenën politike të Kosovës dhe përtej saj.

Reagimi i plotë dërguar “Bota sot”

Dje në Hagë u mbajt një protestë siç u tha “kundër Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë”! Protestuesit besojnë se kjo gjykatë drejtohet kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është e drejtë të besohet edhe për këtë, derisa kjo gjykatë u krijua me kërkesën dhe presionin e Serrbisë dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Manifestimin paqësor në Hagë e shoqëruan edhe disa deputetë të Partisë Demokratike të Thaçit. Por asnjë prej tyre nuk foli, nuk guxoi të dale të japëe qoftë dhe një prononcim në kamerat televizive. Kjo sjellje duket se fsheh diçka serioze. Ose bashkësia ndërkombëtare ka reaguar ashpër për organizimin e kësaj proteste dhe eksponentët e PDK-së nuk donin të merrnin kosto politike. Ose ata janë të bindur se pafajësia e Hashim Thaçit nuk ekziston dhe në këtë rast nuk duan që të gjenden para kritikave të ashpra pas gjashtë ose tetë muajve.

Ajo që ndodhi nga Tirana lidhet me dy statuse të kryeministrit të Shqipërisë me protestën e Hagës. Në njërin prej tyre thoshte se “Me mendje jam me ju, atje në Hagë”! Sikur e ka ndaluar kush të shkonte e të mbante një fjalim patetik, si ato që Edi Rama di t’i mbajë kur mashtron publikun. Pra ndodhi me Ramën si me Ali Pashën: – Kokën në Janinë e trupin në Stamboll, që për Ramën përkthehet “Kokën në Hagë dhe trupin në Tiranë”! Por me siguri se nu kia ka mbajtë prapanica të shkonte sot në Hagë. Sepse me SHBA-të i ka pnët mos më keq dhe beson ende se Europa mund ta mbrojë!

Por statusi i dytë ishte akoma më qesharak. Sërishmi kërkoi që Kuvendi i Kosovës të miratojë një rezolutë kundër Gjykatës Speciale të Hagës dhe ai „do të bëjë namin” duke protestuar në Europë. Madje thotë se „Parlamenti i Shqipërisë do të solidarizohet po me rezolutë me atë të Kosovës”! Skilja edhe në këtë rast ka për qëllim të fajësosjë Albin Kurtin dhe ta paraqesë atë si anti-UÇK. Edhe kjo është skemë serbe e formuluar për ta përçarë faktorin politik në Kosovë, madje për të nxit një konflikt civil atje!

Ata që nuk duan ta besojnë këtë strategji të Edi Ramës, le të vazhdojnë ta lartësojnë “si dielli që ndriçon krejt botën”! Jemi mësuar me të tilla kulte, të cilët kanë sjellë tragjeditë më të mëdha për kombin shqiptar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *