OPINIONTË FUNDIT

“Zhag duhet me i ngre nëpër rrugë” / Bajqinovci: Deklarata e Lushtakut i kthen PDK-së frymën e dhunës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj deklaratës së Sami Lushtakut se “zhag duhet me i ngre nëpër rrugë”. Ai tha se kjo tregon rikthimin e PDK-së tek “fryma e vjetër e forcës dhe dhunës”.

“Pyetja për Prishtinën është e qartë: a duhet votuar ata që krenohen me dhunë, apo ata që respektojnë qytetarin dhe e çojnë vendin përpara? Koha për t’ju ngreh zhag po vjen, me votë”, u shpreh Bajqinovci.

Postimi i plotë:

Sami Lushtaku me deklaratën e tij se “zhag duhet me i ngre nëpër rrugë” po i kthen PDK-së frymën e vjetër të forcës dhe dhunës. Kjo është ajo “origjinaliteti” i tyre. Pyetja që lind sot për Prishtinën është e qartë: a duhet votuar ata që krenohen se kanë ngrehur njerëzit zhag, apo ata që respektojnë qytetarin dhe e çojnë vendin përpara?

Koha për t’ju ngreh zhag po vjen Prishtinë, me votë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *