Protesta e LDK-së / “Imagjinata e sëmurë e Lumir Abdixhikut po e çon LDK-në drejt shkatërrimit të shtetit”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar se partia që ai udhëheq do të marrë masa të ashpra në rast se nuk respektohet Kushtetuta e vendit.
Në një deklaratë publike, Abdixhiku tha se LDK është e vendosur të mbrojë rendin kushtetues dhe se nuk do të hezitojë të ndërmarrë hapa radikalë nëse vlerëson se parimet themelore të shtetit ligjor po cenohen.
“Sapo ta vlerësojmë të nevojshme, do të largohemi nga rruga institucionale dhe do të dalim në rrugë për të protestuar”, u shpreh kreu i LDK-së.
Ai theksoi se respektimi i Kushtetutës është vijë e kuqe për Lidhjen Demokratike dhe paralajmëroi se braktisja e institucioneve është një opsion i mundshëm nëse qeveria nuk i përmbahet saj.
Deklarata e Abdixhikut vjen në një kohë tensionesh politike në vend, ku opozita shpesh ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasje autoritare dhe vendimmarrje të njëanshme.
Gacaferi: Mos harro m’i marr edhe Simiqin bashkë me listën serbe
Anëtari i Listës “Guxo”, Luan Gacaferi, në një përgjigje për “Bota sot”, ka ironizuar deklaratën e Lumir Abdixhikut duke thënë që të marrë me vete edhe Listën Serbe e Shkelqim Devollin me dyshekë “që të mos flenë në asfalt”.
Tutje, Gacaferi kujtoi se edhe Partia Demokratike e Berishës dikur kishte bojkotuar institucionet, por nuk kishte pasur sukses.
“Abdixhiku: “Nëse nuk respektohet Kushtetuta e vendit, atëherë do të dalin në protestë dhe do të largohet nga rruga institucionale”
ImageLuan GacaferiFoto galeri
Jo, del del në rrugë, ama mos harro me i marrë edhe Simiqin bashkë me Listën Serbe!
Edhe mos harro me i thanë Shkelqim Devollit, me ua sjellë edhe disa dyshek që të fleni në dysheka e jo në asfalt, se ju dhemb shpina e ju nardhin bythtë!
Edhe dr. Berisha me Partinë Demokratike, e kishin braktisur parlamentin dhe institucionet tjera, por ku kanë përfunduar!” – përfundon ai.
Aliçkaj: Imagjinata e sëmurë e Lumir Abdixhikut
Kurse, veprimtari Agim Aliçkaj, thotë se deklarata e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për protesta nëse “s’njësohet Kushtetuta” është fantazi dhe tregues se ai po e fut LDK-në në bllokada e shkatërrim të shtetit.
Sipas tij, ankesa e Listës Serbe është joligjore, pasi kjo parti nuk e njeh shtetin dhe regjistrimi i saj është bërë nën presion ndërkombëtar, duke mos pasur të drejtë të marrë pjesë në jetën demokratike me synimin e shkatërrimit të Kosovës.
“Deklarata e Kryetarit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku se “nëse nuk respektohet Kushtetuta, anëtarët e LDK-së do të dalin në protestë, apo do të largohen nga rruga institucionale” tregon se ai jeton në botën e fantazisë dhe iluzioneve, dhe se LDK-në e ka futë në rrugën e gabuar të bllokadave dhe shkatërrimit të shtetit.
Ai fantazon se Kryeministri në detyrë Albin Kurti me koalicionin fitues të zgjedhjeve nuk do ta respekton Kushtetutën, kur dihet se ai jo vetëm që e ka respektuar Kushtetutën, por deri tash i ka zbatuar edhe vendimet e gabuara anti-Kushtetuese të Gjykatës Kushtetutese të Republikës së Kosovës, siç ishte shtesa në Kushtetutë e votimit vetëm tri here për nji kandidat dhe vetëm me votë të hapur, si dhe vendimi për të bllokuar Kuvendin me kërkesë të Organizatës armiqësore “Lista Srpska”.
Ankesa e LS kundër Kuvendit të sypozuar në Prishtinë për çështje teknike të votimit, drejtuar Gjykatës Kushtetuese të sypozuar në Prishtinë është i pabazë dhe joligjorë. Partia e cila nuk e njeh shtetin nuk ka të drejtë as të ankohet kundër institucioneve të shtetit. Edhe vetë regjistrimi i kësaj partie është i kundërligjshëm dhe është bërë nën presion ndërkombëtarë. Ajo nuk duhet lejuar të merr pjesë në jetën demokratike sipas dëshirës vetëm me qëllim të shkatërrimit të shtetit”, shprehet ai.