Uncategorized

Haga qesh, petullat shpërndahen!

Situata qesharake I:

1. Një protestues me megafon: “Kërkojmë drejtësi…Ku është Ganja?’;

2. Disa marshuan me pankarta ku shkruante:

‘Haga, pse nuk vjen tek ne në Kosovë?

– Asnjë aeroplan nuk ka ardhur për drejtësi!

3. Një burrë me bistek, thirri: ‘A më duket në turmë e pashë Mick Jagger-in’?

4. Një i ri mbante në duar një qese plastike: “Këtë e kam sjell si provë të pafajësisë sime.

Haga do ta kuptojë se për çka e kam fjalën’.

5. Një plak ulur në stol:

‘Kur isha i ri, protestonim për flamur.

Tani protestojmë me flamur, për drejtësi,… çfarë po ndodh këtu’!

Thënie qesharake I:

– Nëna ime thoshte: Mos u ngut, mos dil në protestë pa hëngër bukë, se nuk i dihet…

– ‘Me zemër e mendje jam edhe unë atje, Komandant”. – tha Edi Rama.

– E Trupi?

Ai ka mbetur në Tiranë.

– Pikërisht ky është pasioni i Edi Ramës për Hashim Thaçit: mendja fluturon, trupi qëndron….

Situata qesharake II.

6. Një tjetër protestues vendosi një shishe ujë mbi kokë si “ndihmë ndaj gjykatës” dhe tha:

“Ta provosh drejtësinë evropiane… pa u lagur nuk ka efekt!”

7. Një grup protestuesish u ndalën në mes të rrugës dhe filluan të bëjnë garë se kush e mban më gjatë pankartën në erë.

8. Një plak i mërzitur tha:

‘Kur unë protestoja për bukën e gojës, të paktën e dija çfarë kërkoja.

Tani… protestoj për diçka që s’e kuptoj…

Kundër kujt po protestojmë’?

9. Një vajzë flokëkuqe shpërndante petulla falas dhe thoshte:

‘Po ua jap drejtësinë me kafshatë… shpresoj t’ua kap mendja’.

10. Veterani i traktorit’ mbante pankartën: “Drejtësi!” dhe e shikonte drejtësinë me teleskop.

Thënie qesharake II:

– Një burrë me megafon këndonte ‘A vritet pafajësia’, por zëri i ngecte ndërmjet hotdog-ut dhe Colës.

– Një grup u lidhën me kusht se ‘Më parë e gjen një çetnik në protestë se sa një aktivist të LDK-së’!

Situata qesharake III:

11. Dy protestues bënin garë se kush e mban më gjatë pankartën në erë.

12. Një burrë priti derisa të binte terri që të vishte syze dielli në mes të natës për t’u dukur “profesional.”

13. Një vajzë u fotografua duke recituar ‘A vjen për mu pranvera’, mbi pankartë.

14. Një protestues kish vendosur një çadër të vogël midis turmës: “Protestoj edhe në shi’!

15. Një burrë mbante në dorë një shkrepsë për të treguar “lartësinë morale.”

Thënie qesharake III:

– Një grup protestuesish e dëgjonin Salën, duke thënë për veten: ‘Unë jam heroinë’! Njëri prej tyre ia vërtetoi: Po, vërtetë, anipse nuk vërehesh!

– Një plakë e pyeti shokun tim Adriatikun, se kush është Rankoviqi, për të cilin Thaçi thoshte që na e ka falë Veriun!

– Nuk mori përgjigje.

Situata qesharake IV.

16. Një plak shpalli se ka hyrë në grevë urie… si viteve të nëntëdhjeta, atëherë…kur greva kishte iftar!

17. Ish Ambasadari Boch, erdhi në protestë pasdreke!

Tha se në vitin 1999 ‘UÇK ishte çizme e NATO-s’, tash çka është: ‘jadrankë e NATO-s’.

– Askush nuk qeshi, sepse me ‘çizme’ ne nënkuptojmë ‘Pushtuesin’.

– Padashje Boch tha se, ‘UÇK ishte pushtuese e NATO-s’!

18. Një fëmijë pyeti: “Pse njerëzit bëjnë kaq zhurmë për drejtësi?”

– Babai ia ktheu: “Shuj, mos më merr në qafë’!

19. Një burrë vendosi plis në kokë, për të treguar “përgjegjësinë e protestës”.

20. Vajza që e moderoi protestën, i kish lyer buzët me karmin të kuq, për ta kombinuar me flamurin kombëtar.

– Porosia për Hagën: E kuqe.

Thënie qesharake IV:

– Një vajzë mbuloi pankartën me shami të zezë: “Tani drejtësia duhet të na gjejë.”

– Një këngëtar dasmash tha se Arif Vlladi është patriot me parapagim.

– U pagua për këngën ‘Himni i UÇK-së’!

Situara qesharake V.

21. Një grup tentoi të formojnë një zinxhir njerëzor… por ranë mbi vetveten.

22. Një burrë tentonte të bisedojë me një statujë: “Ti duhet të më kuptosh, drejtësi!”

23. Një fëmijë tjetër pyeti: “A mund të marr pjesë me kukull?

Protestuesi: “Po, çdo gjë ka kuptim sot.”

24. Një vajzë përdori një ventilator për të shpërndarë broshura:

‘Shpërndaj drejtësinë me erë!”

25.Një burrë i ri e vendosi pankartën në biçikletë dhe e voziti rreth turmës.

Thënie qesharake V:

– Një plak tentoj të fluturojë me balonë të mbushur me helium: “Drejtësia është lart!”

– Një grup kish vendosur megafon për zogjtë: “Shpërndaj mesazhin!”

Situata qesharake VI:

26. Një burrë mbushi gota me ujë për të simbolizuar drejtësinë… dhe i derdhk mbi vetveten.

27. Një vajzë tregoi orën e saj pembe: “Koha për drejtësi është tani… ose vonë.”

28. Një plak tha: “Unë kam protestuar para se të lindin këto rregulla.”

29. Një burrë vendosi maskë të arushës dhe tha: “Unë jam drejtësia e egër.”

30. Një vajzë me flokë gërshetë shkruante në pankartë: “Drejtësia nuk ka wifi?!”

Thënie qesharake VI:

– Një grup mbanin fletë me shprehje absurde: “Kur protesta fillon, shpirti pushon.”

– Një grup protestuesish shprehën pakënaqësinë se pse protestuesit nga Kosova nuk u nisën këmbë për në Hagë, për t’u dukur ptotesta serioze, se kjo protestë është luksoze potencoi njër burrë serioz i Junikut.

P.S. 1: Drejtësia nuk u gjet, por karmini i kuq i moderatores mbijetoi deri në fund të protestës.

P.S. 2: E unë? Duket se po lyp “rrehë”!

P.S. 3: Kërkoj… Oh. mos më “mbytni” edhe pak!

(Mua djalosh, nuk më gjen në

teqe, por më gjen në epitaf!)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *