OPINIONTË FUNDIT

Kadri Kryeziu sfidon kritikët: “Jepni një alternativë për veriun e Kosovës”

Kadri Kryeziu ka reaguar pas polemikave për vendimin e Qeverisë së Kosovës që të mbyllë disa institucione paralele në veri. Ai thotë se vendimi i SHBA-së lidhet drejtpërdrejt me këtë hap të qeverisë dhe u është drejtuar qytetarëve e politikanëve që e kritikojnë, duke kërkuar të japin alternativë konkrete.

“Habitem me popullin, shoqërinë civile dhe brezin e politikanëve të tredhur që shpërthejnë në retorika fajësimi. Nuk e kuptoj çka sugjerojnë. Paskemi vepruar gabim? Të vazhdojmë t’i tolerojmë kthetrat e Serbisë brenda Kosovës? Ta presim apo ta lusim Serbinë t’i largojë vetë? Ta themelojmë Zajednicën sipas shijes së tyre, ku kinse do të shkrihen këto struktura paralele?”, ka shkruar Kryeziu.

Ai thekson se “diçka duhet bërë, sepse kështu as mish as peshk nuk bën”, duke shtuar se “as hero, as servil nuk bën”. Në fund, Kryeziu ua kthen sfidën kritikëve: “👉 Jepni një alternativë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *