OPINIONTË FUNDIT

Bashën e paragjykojnë injorantët dhe inferiorët e porositur!

Opozita e shokuar nga goditja që mori nga populli, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, nuk po arrin të pajtohet me vazhdimin e opozitarizmit. Kishte parashikuar humbjen, por edhe bllokadën pas zgjedhore, për krijimin e institucioneve kuvendore. Dhe, për këtë bllokadë, opozita nuk pushoi së akuzuari partinë fituese, LVV. Bllokada kishte qëllimin absurd hiç logjik, për ta grabitur fitoren, pothuaj se, plebishitare në tavolinë.

Zgjedhja selektive për koalicionin të LVV, ishte parimore. Klasa politike e Kosovës, skajshëm e kontaminuar, e helmuar nga krimet vrastare e hajnore, për një çerek-shekulli, madje e pa ndëshkuar nga drejtësia e kapur. Populli Kosovës, i lodhur nga sundimi i komandantëve mujsharë e zullumqarë të brendshëm, por, rrast të shantazhuar nga Serbia, ricikloheshin, lehtësisht, në pushtet, pavarësisht se ata ishin vrasës serikë dhe hajna të pangopshëm të pasurive të brezave shqiptarë.

Kryeministri Kurti, edhe pse qytetar lindak i Prishtinës, nuk ka bërë jetën e fshatarit, bariut, por, ka mësuar se një lugë kos, e tharton një kazan qumësht, vendosi t`i përjashtojë subjektet e PAN-it nga bashkëqeverisja e ardhshme. Dhe, preferoi vetëm LDK-në, e cila është e vetmja parti parlamentare, ashtu si LVV, nuk ka vrarë shqiptarë dhe as nuk ka afera hajnore. Çuditërisht, për të keqen e LDK-së, por edhe të vetë Kosovës, një klan i hershëm brenda Kryesisë, ngulmon ta ruajë miqësinë e vjetër me PDK-në dhe iu bashkua bllokadës kuvendare, palë me PAN-in.

Propozimi i 4 deputetëve radhazi, ministra të shquar nga partia fituese, LVV, Albulenë Haxhiun, Donikë Gërvallen, Hekuran Muratin, Arbërije Nagavcin, por u refuzuan nga opozita e bashkuar, bllokuese faktike e Kuvendit të Kosovës. Kandidatin e pestë me radhë për kryetar të Kuvendit, LVV, e propozoi deputetin brilant, Dimal Bashën, i cili mori votat e bollshme nga Parlamenti, duke u bërë kryetar meritor i Kuvendit të Republikës të Kosovës. Zërat e çjerrë konspirativ nga opozita PAN-iste destruktive, janë zhurmues të dëshpëruar, që nuk kanë fare peshë në jetën politike të vendit. Ata janë përjashtuar, për krimet dhe veprat tjera të liga të tyre.

Në shumësinë absolute të mediave kriminale, për 24 orë, ditë e natë, nuk pushojnë së lehuri gazetarë të shitur dhe pa fije dinjiteti dhe integriteti, kundër kryetarit të zgjedhur ligjërisht, Dimal Basha. Po bëjmë krahasimin e njërit nga deputetët kriminelë të PAN-nit, si përfaqësim i sojit të shumë syresh PAN-istë, me Dimal Bashën:

Njëri nga deputetët e PAN-it, tashmë, por që përfaqëson deputetët tjerë të këtij soji, yll i televizioneve të kapura nga banda e “komandantëve”, vazhdon shpifjet kundër Bashës dhe partisë së tij, duke lavdëruar vetën për “mrekullitë” e tij të bëra për Kosovën! Ky mostrum e konsideron të turpshme zgjedhjen e Dimal Bashës për kryetar! Ndërkohë që ai vetë njihet si vrasës me kartelë, bandit e hajn zyrtar, i cili përfaqëson lukuninë lehëse të PAN-it, assesi, nuk duhej ta ndotte Parlamentin me praninë e tij dhe të tyre, në institucionin tempull të shtetit. Dhe, shtrohet pyetja: A më e turpshme është kriminalizimi i tij i shumëfishtë në Parlament, apo Basha, i cili, jo vetëm nuk është vrasës, por as që njihet për asnjë rast penalizues në të gjithë jetën e tij të dlirë? Ky soj deputeti nuk është i arsimuar, edhe nëse ka blerë ndonjë diplomë, ndërkohë që Basha ka përfunduar dy fakultete, në Universitete prestigjioze të SHBA-së!

Dimal Basha – i shquar në studime dhe atdhetarizëm

Dimali ka lindur në Prishtinë, por familja e tij është e ardhur nga Novosej të Lumes së Kukësit. Luma, në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, u përballë me pushtuesit serbo-sllav. Edhe pse e përgjakur, nuk u nënshtrua. Ushtaraku luftarak atdhetar, Muharrem Bajraktari, me lumjanët e tij trima, luftoi kundër pushtuesëve të huaj, por edhe kundër argatëve të tyre, që solli në pushtet filo-sllavin Enver Hoxhën, me bandën e tij komunisto-fashiste. Muharrem Bajraktari, më shumë bashkëluftëtarë të tij, në shpëtim të jetës, mërguan në në botën Perëndimore dhe Kosovë. Ai prehet në varrezat e shqiptarëve në Belgjikë, përkrah Enver Hadrit, Hero i Kosovës dhe të bashkëluftëtarëve tjerë shqiptarë.

Hakmarrja e regjimit komunisto-stalinist ishte e egër dhe skajshëm kriminale. Luftëtarët idealistë për Shqipërinë Etnike, u pushkatuan në grupe dhe pa gjyq. Gjyqet post-komuniste, në vitet `90-a, kundër komandantëve vrastarë të monizmit, si Shefqet Peçin, me komandantët e tij kriminelë, u dënuan me burg të përjetshëm dhe dënime tjera të shkallëzuara.

Në mesin e familjeve të arratisura, nga regjimi komunisto-fashist të lakeut të jugosllavëve, rusëve. kinezëve dhe llumëhanës tjetër antishqiptare, Enver Hoxha, ishte edhe familja e nderuar, por rrast e persekutuar Basha. Ata që nuk arritën të largoheshin, u ekzekutuan, u burgosën, u dënuan me vite e dekada burg dhe internime, me punë të rënda të detyrueshme, duke i degdisur në rrethe tjera, deri në Kurbin!

Pinjolli i familjes intelektuale Basha, Dimali, u shqua si shkollar i shkëlqyer dhe meritoi -Tokën e Premtuar-, Amerikën, kupolën e lirisë dhe të demokracisë botërore. Të interesuar për jetën studentore dhe veprimtarinë e tij rinore atdhetare, në New York, mësojmë se “Dimal Basha ishte patriot dhe nxënës shembullor në New York. Ai ka qenë prej studentëve më të mirë në fakultet, e prej gjeneratës sonë ka qenë i vetmi që ka diplomuar me Suma Cum Laude, niveli më i naltë i notave”, – konfirmon kolegu i studimeve, Marko Kepi.

Studimet universitare i përfundoi në “John Jay College of Criminal Justice”, në New York. Ka diplomuar me vlerësim sipëror në drejtimin “E Drejta Penale Ndërkombëtare”. Pas studimeve bazë, vazhdoi studimet në master në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në fokus në “Konflikt dhe Siguri”, në Universitetin “The New Schooll U.niversity”, në New York.

Si student, Demali ishte bashkëthemelues i Klubit Studentor Shqiptaro-Amerikan në fakultetin John Jay Collegje, ku është avokuar për kauzën kombëtare. Ai është përkujdesur për studentët shqiptarë, duke i ndihmuar ata. Gjithherë në lidhje të ngushtë me ish-kongresmenin Joe DioGuardi. Dimali ka shërbyer në Zyrën e Kongresistit Eliot Engel si dhe në shërbimin ndaj shtetit amerikan si analist i të Dhënave Kualitative në Gjykatën Federale të SHBA-së.

Veç kësaj, Dimali ka ushtruar karrierë të suksesshme menaxheriale në Angli dhe SHBA.

Si deputet në dy mandate, i LVV, ka qenë anëtar në Komisionin për Punë të Jashtme, Komisionin për Legjislacion, Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe Komisionin për Stabilizim-Asociim.

Gjithsesi një profil vërtet impresionues i Dimal Bashës, demanton shpifjet rrugaçërore, të disa deputetëve, rrast të kriminalizuar, në Parlamentin e Kosovës, pikërisht, për kryetarin e Kuvendit Basha, kanë reaguar Liga Shqiptaro-Amerikane, e cila deklaron se “krenohet me anëtarin e saj aktiv, Dimal Basha”.

Basha – zëro përgjegjësi për shkrimin e tij, sepse askund nuk citon luftën e UÇK-së!

Kumtesa studimore e Bashës ishte obligim për fakultetin, si përmbyllje kualifikuese. Tema “Përhapja e islamit fundamentalist në Evropën Juglindore”, ishte aktuale, sepse “ISIS”, i mbështetur, qëllimisht nga Rusia, Irani dhe vendet tjera armike, kishin në fokus Evropën Juglindore dhe Ballkanin, në veçanti, Kosovën dhe Shqipërinë. Rol negativ lozën edhe disa klerikë fundamentalistë të Kosovës, përfshi edhe kreun e BIK-ut të Kosovës. Djem të rinj, të mashtruar nga disa imamë, agjentë të shumëfishtë, “shkuan për lesh”, duke lënë nuse e fëmijë rrugëve arabe!

Tema e Dimal Bashës nuk ka pasur asnjë lidhje me luftën e Kosovës dhe as me UÇK-në. Me dorëzimin e temës shkrimore në fakultet, ai nuk ka pasur fare qasje se çfarë ka ndodhur më tej. Krerët dhe ekspnentët maskarenj të OVL të UÇK-së të LPK-së, në mungesë të fakteve, jo vetëm e akuzojnë Bashën, kërkojnë dorëheqjen e tij, por edhe kërcënojnë Qeverinë dhe Shtetin e Kosovës me protesta. Kjo na kujton urtësinë e helenëve të lashtë. “Bëri miza prapanicë dhe ndyu dynjanë”!

Këta horrakë e zuzarë zbatuan dy urdhra të Beogradit: Organizuan protestat vandaliste, të përgjakshme, duke vrarë dhe kallur shtëpi e kisha serbe, në mars-prillin 2004. Pasojat: 1) Decentralizimi, fshat e komunë serbe; 2) Beogradi ua besojë -Dosjet e Hagës-, për publikim, pikërisht, këtyre argatëve, për ta penguar Gjykatën Speciale të Kosovës, me seli në Hagë; 3) Tani organizojnë protesta karnavaleske në mbrojtje të krimit, duke lënduar shumë mijëra familje, të veshura në zinë e përjetshme, për ekzekutimin e ngeshëm të familjarëve të tyre!

Personalisht, si gazetar i hershëm, redaktor, respektivisht, kryeredaktor, në tri revista dhe një gazetë, e njoh mirë politikën redaktuese në media. Redaksia ka të drejtë ta botojë shkrimin, duke e redaktuar dhe reduktuar, duke hequr pjesë e fragmente, por, jo edhe të shtojë. Kjo ka ndodhur me shkrimin studimor të Bashës student. Sigurisht, shkrimi i Bashës është dërguar gazetës nga Anna Murganiq. Redaksia e gazetës ka bërë bashkimin e shkrimit, jo për ngjashmërinë e temave, por, thjeshtë, pse temat i kushtohen rajonit të Evropës Lindore.

Realisht, bashkautorësi, për dy tema, tërësisht, të ndryshme, nuk ka dhe nuk mund të këtë. Tema e Anna Murganiqit ishte politike, e porositur, për luftën e Kosovës. Për objekt kishte, kryesisht, Shtabin e UÇK-së të Hotel “Rognerit”, me ç`rast përmend edhe emra të krerëve SHTAB-istë, të cilët, realisht, nuk ishin pjesë e luftës. Por ishin shpërdorues të Fondeve të Mërgatës dhe zhvatës të pangopur të pasurive të Kosovës. Ata ishin vënë në shërbim të Sigurimit sekret të SHISH-it shqiptar dhe kokëtonin edhe me Shërbime tjera Informative të shteteve armike të Kosovës.

Akuzat që bënë autorja e shkrimit për UÇK-në, për gjoja transplantim organesh dhe furnizim të UÇK-së me armë, nga tregtimi i drogës, janë shpifje të huazuara nga Beogradi, sepse nuk ka ndodhur as njëra dhe as tjetra. Ndërsa pjesa tjetër e shkrimit, është marrë nga mediat legale të Kosovës dhe janë faktike, sepse në Kosovë kanë ndodhur shumë qindra vrasje politike, gjatë dhe pas luftës, të kundërshtarëve politikë shqiptarë, për ta marrë dhe mbajtur pushtetin me dhunë, pas çlirimit të Kosovës. Dhe, ashtu ndodhi, madje edhe sot shumë “komandantë” dhe eksponentë të ktimit janë në Parlament dhe deri dje ishin edhe në pushtet. Këta kriminelë janë instruktuar nga Sigurimsat e agjentit të vjetër të Jugosllavisë, Enver Hoxha.

Soldateska e Millosheviqit ka vrarë mijëra shqiptarë të pafajshëm, ka grabitur dhe rrënuar Kosovën. Ndërsa vrasja e pushtuesëve serbë dhe malazezë, ka qenë minore, sepse epërsia në armatim dhe organizim të luftës i pushtuesit ka qenë dukshëm më e madh. Prandaj, artikulli i Murganiqit, i shkruar me porosi të Serbisë, përshkohet nga shpifje groteske, sidomos pjesa në raport me Serbinë.

Rrjedhimisht, profanët, injorantët funksionalë dhe inferiorët e porositur, janë xhuxha në raport me Dimal Bashën. Bulizuesit e tij, edhe 10 vjet jetë të

kenë, nuk e arrijnë atë, në përgatitjen profesionale dhe intelektuale. Por, këta zhurmaxhinj, sidomos disa të kriminalizuar, madje, me fund, nuk e kanë hallin me Bashën, por, me Albin Kurtin dhe LVV të tij. Kujdes, zotërinj batakçinj! Sepse, pas tepërimit, vjen marrëzia!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *