Posta e Kosovës thotë se pronat në Graçanicë dhe Shtërpcë do të vihen në funksion të qytetarëve
Posta e Kosovës ka marrë zyrtarisht në posedim pronat në Graçanicë dhe Shtërpcë, të cilat deri në fillim të këtij viti ishin shfrytëzuar nga një operator ilegal.
Sipas njoftimit pas finalizimit të procedurave ligjore, këto prona janë regjistruar si pronë e ligjshme e NPQ “Posta e Kosovës” Sh.A. dhe do të përdoren në funksion të misionit të Postës.
Postimi i plotë i Postës së Kosovës:
NPQ “Posta e Kosovës” Sh.A. merr pronat e saj në Graçanicë dhe Shtërpcë, për t’i vënë në funksion të publikut
Posta e Kosovës ka marrë zyrtarisht në posedim pronat në Graçanicë dhe Shtërpcë, të cilat deri në fillim të këtij viti ishin shfrytëzuar nga një operator ilegal.
Pas finalizimit të procedurave ligjore, këto prona janë regjistruar si pronë e ligjshme e NPQ “Posta e Kosovës” Sh.A. dhe do të përdoren në funksion të misionit të Postës, duke u vënë plotësisht në funksion të qytetarëve, bizneseve të Republikës së Kosovës, pa dallim.
Posta e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve postare e financiare cilësore, të sigurta dhe transparente në gjithë territorin e vendit.