TË FUNDIT

Gola: Nuk është e vërtetë që kam koalicion me Shefqet Shehun e LDK-së

Ardian Gola, kandidat i VV-së për Gjakovën, i ftuar sonte në Pressing në T7 u pyet për Shefqet Shehun e LDK-së, me të cilin u pa duke pirë kafe së fundmi. Ai mohoi dyshimet për ndonjë koalicion, derisa theksoi se me Shehun ka raporte miqësore.

“Shefqet Shehu është gjeneratë e imja dhe muhabeti me të mua më shijon, ka përvojë profesionale…”, tha Gola në Pressing, transmeton Express.

“Unë mendoj që Ardian Gjini e ka kohën e ndërrimit”, shtoi ai.

Sipas tij, “pushteti të konsumon”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *